Mirë se më gjetët

Përshëndetje,

E para, mirë se erdhët në shtëpinë time të re. E dyta, hiqni këpucët tek dera se sa lava :P.
Fillimisht, gjej rastin të falenderoj shoqen time, Xh. e cila më frymëzoi për blogun. Se sa mirë do më eci, këtë s’e di, por shpresoj që me ndihmën tuaj, të eci qoftë dhe pak.
Së dyti, po iu shpjegoj pak domethënien e emrit të blogut.
Jane Austen është idhulli im. Rashë në dashuri pasi lexova “Krenari dhe Paragjykime” a.k.a “Pride and Prejudice”. Si një romantike e pashpresë që jam, u dashurova pas zotit Darsi (vazhdoj të jem, po mos ia thoni njeriu, se më marrin për weirdo :P). Fillova të lexoja më shumë rreth jetës së saj dhe u “dëshpërova” kur mora vesh që një femër super romantike si Jane, nuk u martua kurrë. (Aty e kuptova fatin tim, po nejse, ky është tjetër muhabet :P.). Në dhjetor 2015, një shoku im më bëri dhuratën më të bukur në botë. Shtatë novelat e Jane Austen në një libër të vetëm. Fantastike, apo jo? ^_^ lucky me, I know :D. Mos më pyetni se sa prej tyre kam lexuar deri tani. Sa mbarova sezonin, kështu që e merrni me mend vetë ju. Po meqë jeni shumë kurioze, kam dhe gjashtë :p. Po rilexoj prapë “Pride and Prejudice” me të njëjtin emocion si ditën e parë :’).
Tani, do thoni ju “ça, ti gjasme e mban veten për shkrimtare?”
Po jo mi shoqeni, ç’shkrimtare zeza. Unë thjesht hedh copëza ndjenjash në një fletë, iu prek çik telat e zemrës e kaq.
Së treti, meqënëse, siç iu shpjegova një rresht më sipër që nuk jam shkrimtare, bashkë do merremi me komente librash, sugjerime të ndryshme.
Do lexoni të rejat më të fundit nga bota dhe moda.
Do flasim për meshkujt, në varësi të pozicionit të hënës :P. Tek tuk do i shajmë, e diku më tutje do i lavdërojmë.
Do komentojmë horoskopin, karakteristikat e shenjave.
Do mësojmë fjalë të huaja, të çuditshme, që përdoren për të përshkruar një dukuri të caktuar. Ja psh, “tainted love” – (e.) dashuria e madhe që ke për një person, e cila duket sikur do të zgjasë gjithë jetën, por nuk mundet për arsye të komplikuara e të padrejta.
Do flasim për këngët e reja. Unë, personalisht jam fiksuar me “La bicicleta”, linkun e të cilit e keni këtu Shakira.
Do këshillojmë njëra-tjetrën ashtu siç bëjnë miket, ndonëse virtualisht :).

Shpresoj të kalojmë mirë bashkë. 🙂

Përqafime.

P.S Shihemi postin tjetër 😉

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s