Allahu Ekber

Nuk mbaj mend kur ka qenë hera e fundit që lexova një artikull si “Është ulur përqindja e emetimeve të gazrave në atmosferë” apo “U gjet kura për filan sëmundje”, a di unë çfarë tjetër mund të ndodhë.
Do thoni ju : “Ia këpute kot, se këto s’kanë sy për qorr për të ndodhur. Hap o goc lajmet, shiko si merr fund bota. Paris, Bruksel, Nice, Stamboll, Ankara, Siri, Afganistan e më the, të thashë.
E unë që do doja t’ju kujtoja sondën Juno që shkoi në Jupiter, po pastaj e kuptoj që nuk ia vlen.
Atëherë le të flasim për terrorizmin. E theksoj, TERRORIZMIN dhe jo ISLAMIZMIN.
Terrorizmi – (e.) përdorimi i dhunës për të arritur qëllime të caktuara politike.
Islamizmi – (e.) besimi fetar, principet, kauza e Islamit.

Pra, siç duket qartë dhe nga përkufizimi, njëra tregon dhunën dhe tjetra një besim.
Duke qenë se jetojmë në epokën e Internetit dhe jo nëpër shpella, motori i kërkimit, Google, të mundëson informacion rreth gjithçkaje në çdo kohë dhe vend (deri aty ku funksionon 3G-ja e Vodafone).
Nëse jeni të interesuar rreth ISIS a.k.a Islamic State of Iraq and Syria, mjafton të shihni vetëm seksionin Ideology and beliefs në Wikipedia dhe do e kuptoni që përveç faktit që adhurojnë të njëjtin Zot, pra Allahun, nuk ka absolutisht asgjë tjetër të përbashkët midis Islamizmit dhe ISIS.
Për të qenë më e qartë se uji, po citoj: “… It follows an extremist interpretation of Islam, promotes religious violence…” ISIS
Interpretim ekstrem i Islamit, nënkupton që truri i tyre i vogël sa një kokërr orizi, nuk arrin të analizojë faktin që Allahu, në librin e tij të shenjtë, Kuranin, nuk thotë asgjëkundi “Vrit të pafajshmit, burra, gra e fëmijë. Vrit më të dobtin  sepse përsa kohë ti ke armën në dorë, je më i fortë.”
Për më tepër mund të lexoni në Quora një analizë të mënyrës se si në Kuran nuk predikohet dhuna dhe se si injorantët vendosin të bëjnë interpretimin e tyre sipas interesit. Dhe mos më përmendni Surah 9 të Kuranit, pa lexuar të gjithë analizën. Nuk e kam lexuar Kuranin dhe Zoti më faltë, por nuk kam ndërmend ta bëj, ama interneti është më shumë se thjesht të kërkoni Facebook, Youtube dhe video porno.

Shpresoj që ky post të shërbejë për pak më tepër informacion për injorantët që më meknin me gabimet e tyre trashanike në anglisht.

P.S Shihemi së shpejti 😉

The more you learn, the more you earn 😉

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s