Duaj veten

2016, si pasuese e 2015 ka filluar plot lajme bombastike. Vdekje, aksidente, sulme të ndryshme, vetëvrasje.
E sidomos këto të fundit, duket sikur janë bërë trend. Do doja të isha më e saktë me statistikat, por për fat të keq artikujt që gjeta janë të viteve 2014-2015 dhe unë jam e sigurt që gjërat kanë ndryshuar.

Më 2014, sipas studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meshkujt ishin viktimat më të shumta në numër. Sipas lajmeve që kemi dëgjuar, mendoj se raporti duhet të ketë ndryshuar.
Grupmosha më e prekur, sërish sipas raporteve të 2014, mendohet ajo e personave mbi 70 vjeç, më pas 50-69 e në fund 30-49. Shqetësues ishte fakti i rritjes së rasteve të grupmoshës 15-20 vjeç.
Më 2015, numri i vetëvrasjeve arrin 200, deri në muajin shtator, sipas një artikulli. Tentativat për vetëvrasje arrinin 400.

Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është më i lartë se numri i vrasjeve nga krimet e ndryshme

download

Mundohem të listoj arsyet, por ngec. Ja po them, depresioni, paratë, po pastaj? Çfarë të shtoj pastaj?
Të shtoj faktin që e la i dashuri, apo se nuk ia vari e dashura? Të shtoj faktin që ngelën në provimin e Matematikës, apo Kontabilitetit Financiar? Dhe për mendimin tim këto janë arsyet më banale.
Djem dhe vajza të reja, në lule të moshës, me një guxim prej budallai, vendosin t’i japin fund jetës.
Është e tmerrshme! Është e dhimbshme! Veprim egoistësh.
Të më ndjeni, uroj që Zoti të ketë mëshirë për shpirtrat e tyre, por unë i konsideroj njerëz të dobët, pa karakter.
Vazhdoj të mendoj arsyet e forta që mund të çojnë në situata ekstreme si vetëvrasja, por hiç, asgjë. Po sikur…? Apo…? Jo, kjo tjetra ndoshta… JO! Nuk më vjen ndër mend asnjë problem aq madhor, sa të mendoj që t’i jap fund jetës sime. Sepse njësoj si në matematikë, ti do përpiqesh për zgjidhjen me shumë mënyra. Do provosh të bësh hile, të kërkosh ndihmë. E nqs do dështosh, ti do përpiqesh sërish. Dhe sërish… Dhe sërish…!

Tani, mbylli sytë për një çast. Merr frymë thellë. Më thuaj, nëse do të kërkoja të më listoje gjërat/personat më të rëndësishëm në jetën tënde, do e përmendje veten?
Sepse nëse nuk mëson të duash veten, nuk je në gjendje të duash askënd. As familjen, pa të dashurin/ën mos e llogarit fare. Nëse nuk respekton dot veten, s’do jesh kurrë në gjendje të respektosh atë që të ka bërë kokën, sepse persona të tillë nuk kanë ndjenja.
Të gjithë kemi probleme. Të gjithë vuajmë. Kush më shumë, kush më pak, s’ka njeri pa hall, – thotë populli ynë. Mënyra se si zgjedhim t’i përballojmë këto probleme, sjell diferencën.
Qaj, qesh, fli, zihu me dikë ose me gjithë botën, lutu por mos mendo gjëra që kurrë nuk duhet t’i çosh nëpër mend.
Prandaj po të drejtohem ty që e ke menduar dhe ty që e përbuz këtë veprim:

TË LUTEM, DUAJ VETEN TËNDE!

Me gjithë të metat e tua. TI je përkufizimi i perfeksionit. Nuk është as Kim Kardashian e as Pamela Anderson.  Je ti!
tumblr_o2ux2jPRBQ1tsu7zco1_1280E nëse nuk respekton veten tëndë, bëje për hir të atyre të dy që të bënë kokën, sado keq t’i kesh marrëdhëniet me ta. Mos i ço me duart e tua në varr, sepse s’do ketë dhé që do të të mbajë as ty. Kemi ardhur në këtë botë për një qëllim.
E  nëse të gjithë e vrasim veten kur kemi probleme, thua macet dhe qentë do na zënë vendin në shtëpi?! Thua do mësojnë të flasin e të shkruajnë e të shkaktojnë Teorinë e dytë të Evolucionit?!

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s