Horoskopi javor

Përshëndetje, përshëndetje,

Java që kaloi ishte pak e ftohtë dhe mbase ju ka penguar të merrni rreze, por Folie Marine ju pret krahëhapur ditët në vazhdim. Kjo për vetë faktin se erdhi dhe Horoskopi javor. Yay 😀 !!

Ndërkohë që shkruaj e kontrollova njëherë Akrepin ^_^. Kam habere të mira, por avash avash do i themi të gjitha.
landscape-1454019959-nicole-licht-horoscope-copy.jpg

Dashi
Kjo është një nga javët më të mira të verës për një “arratisje” të shkurtër (larg komshinjve që ruajnë çdo hap tuajin :P). Hëna e plotë e të martës do t’ju sjelli një përfundim pozitiv të një projekti madhor me të cilin jeni marrë kohët e fundit dhe mund t’ju japi mundësinë e prezantimit me një person, i cili mund t’ju japë një dorë në karrierën tuaj. Kështu që, bëhuni më socialë se zakonisht. (Punoni me laps 😛 . Njerëzia kështu po ecën përpara.)
Çdo tip  udhëtimi këtë javë do jetë e kollajshme dhe argëtuese, falë ndikimit të Saturnit në një seri aspektesh. Dielli do lëvizi tek shenja e Luanit të premten dhe katër javët në vazhdim do jenë më të mirat për dashuri. (Jepja një shenjë atij derëbardhit, se gjynah :P)

Demi
Këtë javë jeni të vendosur të bëni disa zbulime të rëndësishme për veten, si ndjenjat tuaja të fshehura apo motivimet. Hëna e plotë e së martës do t’ju ndihmojë për të parë figurën e plotë dhe të vendosni qëllime të reja dhe vizion për veten tuaj. (Vërtetë kaq kohë iu desh për të marrë këtë vendim? Njerëzia po fejohet e po shtohet me fëmijë, madje :P) “Qielli është limiti” nëse vendosni të hiqni dorë nga e shkuara dhe të ecni drejt së ardhmes (si status fejsbuku mu duk kjo :P). Sunduesi i shenjës suaj, Venusi tërheqës, do t’ju sjellë harmoni për një situatë të tensionuar në familje (ma merr mendja se dhe ty mami të shan se nuk di të bësh asgjë dhe se do ta fëlliqësh tek vjehrra :P). Shpenzoni kohë me miqtë dhe merruni me ridekorim, meqënëse dielli lëviz drejt Luanit krijues këtë të premte.

Binjakët
Këtë javë një shtysë do i jepet jetës suaj dashurore (për hajër, ishalla). Hëna e plotë e së martës do ju sjelli lajme në lidhje me financat. Tani është koha të tregoheni strategjikë dhe praktikë përsa i përket çështjeve të biznesit. Një kombinim perfekt i Venusit, planetit të tërheqjeve, dhe Saturnit stabël, të mërkurën, mund të nënkuptojë një njohje të re (me mend në kokë, ama :P). Kërkoni dikë që iu tërheq vëmendjen menjëherë ndërkohë që keni dalë (tipave me X6 që bëjnë saçme në semafor, mos iu kushto dhe aq vëmendje :S). Dielli që do të lëvizë drejt Luanit të premten, do sjellë katër javë të shoqëruara me udhëtime dhe takime me miq të vjetër.

Gaforrja
Javët e fundit keni qenë shumë të ngarkuar (sezoni, me siguri) dhe tani është koha të ngushtoni atë fushën tuaj të vizionit dhe të përqëdroheni tek prioritetet (Jal, Drimadhë :D). Hëna e plotë e së martës (siç e ke lexuar 20 herë deri tani) do jetë e vendosur në zonën tuaj të marrëdhënieve. E marta mund të jetë një prej netëve më romantike, kështu që planifikoni ndonjë takim ose nisuni për party dhe flirtoni (ncncnc, me mend në kokë, të keqen, se kështu ndodhin të pabërat :P). Të mërkurën në punë mund të merrni ngritjen në detyrë, mëse të merituar. Të premten, dielli i cili lëviz në shenjën e Luanit (akoma s’e mësove?) do t’ju ndihmojë të bëni ëndrrat realitet. Një udhëtim i paplanifikuar këtë fundjavë do të jetë frymëzues.

Luani
Festa vazhdon edhe këtë javë (shkuma party për të tërë, sezoni mbaroi ^_^)! Tani që Mërkuri dhe Venusi ndodhen në shenjën tuaj, ju ndiheni plot vetëbesim dhe gëzim. Kjo i ndihmon gjërat të ecin më qetë gjatë hënës së plotë të së martës, e cila lidhet me karrierën. Ndryshimet në punë do kenë një impakt më pozitiv. Jeta dashurore do jetë po aq pasionante saç ka qenë, ndaj të mërkurën thoni diçka që nuk është thënë asnjëherë në marrëdhënien tuaj. Tani është koha për të bërë qejf (verë! diell, plazh, koktejle, flirte)! Dielli lëviz në shenjën të premten dhe do t’ju sigurojë një fundjavë të paharrueshme (bëfsh qejf, Luan :D).

Virgjëresha
Kjo javë mund t’ju duket sikur keni ardhur në fund të sprintit të maratonës (Maratonomak?! Ti je?). Lajmi i mirë është që (Sara dhe Ledioni janë shtatzanë) keni kohë të pushoni dhe të karikoheni (dreq, vetëm Sara është. Anallim loje!). E marta juaj nën ndikimin e hënës së plotë do të jetë e mbushur me romancë dhe kreativitet. Ndiq zemrën (ndonjëherë të nderon)! Dikush të cilin ju e keni xhan, do hapi zemrën tek ju, ditën e mërkurë (ndonjëherë thjesht fakti që e dëgjon dikë, ndihmon shumë). Dielli që do të lëvizë në shenjën e Luanit krenar ju këshillon të pushoni dhe të kujdeseni për veten. Mos u ndjeni fajtorë nqs vini ndjenjat tuaja të parat (pak egoizëm duhet, me raste). Por kjo nuk do të thotë që nuk keni kohë për romancë (varja çik dashurorit, varja :P).

Peshorja
“Shtëpia është aty ku është zemra” (për status qenka dhe kjo :P) dhe kjo nuk ka qenë kurrë më parë më e vërtetë se tani. Hëna e plotë të martën do të bjerë në zonën e familjes dhe ju do të keni një ribashkim me rrënjët e familjes suaj në mënyrën më autentike të mundshme. Ju nuk para mbaheni për njerëz sentimentalë, por mbase duhet të jeni pak tani (nuk qajnë vetëm të dobtit. Merrni facoleta, kudo të jeni). E mërkura do jetë një ditë e bukur dhe do rilidheni me miq që i keni lënë paksa mbas dore (shoqëria është si vera. Sa më e vjetër aq më e mirë —-> vëre dhe këtë status :P). Të premten, nëse ndiheni të lodhur, pushoni dhe rigjenerohuni.

Akrepi 
Kjo është një javë me pesë yje për akrepët (po domosdo, tani. Erdhi radha jonë :P). Hëna e plotë e së martës tek (nuk është Luani, e hëngre :P) Bricjapi do t’ju lidhë me miq dhe njohje të reja të cilat do t’ju shërbejnë si partnerë biznesi më vonë. Kështu që bëfshi qejf në miksimin e biznesit me kënaqësinë. Një rritje e llogarisë bankare pritet të mërkurën (do hapim shishe, çuna :P) si pasojë e këtyre marrëdhënieve financiare që do japin frytet e tyre. Llastojeni veten me diçka që ju e doni (do blej trilogjinë e “Kalorësit të Bronztë” :D)!
Dielli do i bashkohet Mërkurit dhe Venusit të premten, tek Luani dhe do iu çeli një kapitull të ri në punë. Me hënën në zonën e dashurisë së vërtetë dhe qejfit, këtë fundjavë, keni plot kohë dhe për pak romancë (do bëjë dashuri dhe i biri i tetos :P).

Shigjetari
Ky është lloji i javës që ju doni, plot me aventura dhe gëzim. Kohët e fundit keni qenë i ngarkuar me shumë përgjegjësi, ndaj të martën kushtojini pak kohë vetes (vetëm mos i harxho gjithë lekët e pushimeve se të bënë lanet ata të shtëpisë :P). E mërkura mund të jetë nata juaj e preferuar e gjithë verës. Planet që bëni mund t’ju çojnë larg (s’besoj deri në Karaibe, po deri në Drimadhë, e sigurt). Dielli që do lëvizë ditën e premte tek Luani dhe do iu mundësojë një super fundjavë (me apo pa pjeshka, s’e di :P). Dilni nga rutina dhe shkoni diku ku nuk keni qenë më parë.

Bricjapi
Kjo është një periudhë qetësie larg njerëzve ku do të mendoni për çështje madhore (ishalla jo për grusht shteti, se ai i Turqisë dështoi). Duke qenë se keni tendencën të jeni shumë socialë, këtë herë është e rëndësishme t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes suaj (lëreni reformën e drejtësisë kësaj radhe dhe shplodhuni në plazh). Dhe me hënën e plotë të martën, ju ndiheni në majë të botës, plot me energji, edhe pse mendimet tuaja nuk i ndani me të tjerët. Ju mund të bëni një zbulim të rëndësishëm emocional të premten kur Venusi të kalojë në shenjën e sunduesit tuaj, Saturnit, në zonën e intuitës. Të premten, kur dielli të kalojë në shenjën e Luanit, do keni mundësinë të mblidheni me miqtë tuaj (fundjavë e çmendur, ëë? :P)

Ujori
Për ju, kjo është java e lojërave – dhe pse jo e njohjeve të reja (të lutem, kujdes me pjeshkun që i ka vetullat më të holla se të tuat). Të martën reflektoni mbi jetën tuaj dhe rrini larg punëve të zyrës. (Ç’është kjo erë? Oh, dashuria!) E mërkura do jetë dita e dashurisë. Nëse jeni beqarë, kërkojini miqve t’ju njohin me dikë (blini dhe një palë këpucë të kuqe, se nuk i dihet :P). Katër javët e ardhshme do i dedikohen vetëm njohjeve të reja, duke filluar që nga e premtja. Llastojeni veten me një masazh në fundjavë.

Peshqit
Duhet të punoni me logjikë (nëse je tek ekonomiku, e di që të mungon ky aset, se aty mësohet përmendësh) sepse fatmirësisht gjërat po shkojnë siç duhet. Të martën do takoheni me njerëz që kanë interesa të njëjta me ju, falë hënës së plotë. Mund të jenë miq të rinj – ose më shumë se thjesht miq. E mërkura është dita për t’i bërë përshtypje shefit ose një personi të famshëm (ja pse duhet logjika, 1+1=2). Lëvizja e diellit tek Luani do iu pajisë me më shumë energji për t’ju bërë produktivë për javët në vazhdim. Por me hënën në shenjën tuaj, ju rrezatoni, ndaj bëni dhe pak qejf në fundjavë.

 

Burimi: Cosmopolitan 

P.S Bashkë shihemi më vonë 😉

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s