Taksiratet e të qenit çun blloku

Hej kalamaja,
Si ju kam? Kam bërë ca mungesa, por tani jam këtu për t’ju bërë spam me poste 😛 . E jam që jam, po iu them lajmin e mirë se Justin Bieber ka nxjerrë këngë të re *standing ovation* 😛 Cold Water. Jam e sigurt që ka mes jush persona që mezi po e prisnin këtë hit 😛 *wink, wink, me ty e kam 😛 ). Tani, bëhemi seriozë se do flasim për pjeshkun e bllokut/Vera 2016. Disa e kanë lexuar (megjithëse kam bërë update këngën 😛 ), por për ju që nuk iu është dhënë kurrë rasti, mund ta gjeni më poshtë.

 

Vera erdhi. Bashkë me të erdhën kushërinjtë me pushime, që jetonin në Londër e Milano e kishin “bo ca lek'”. Kishin sjellë dhe makinën, një 6.5 AMG, ngjyrë gri. E mbanin çunat akull. Një herë e lante Goni, një herë Gimi, e kështu me radhë. Do i bërtiste ija që kishin harxhu aq shumë ujë e shampon e re që kishte sjellë Sinoni nga Athina po duheshin bo ca sakrifica. Kishin ble çunat rroba “firmato”. Këmisha me ngjyra, bluza sportive jakë V, pantallona treçerekshe që do i përthyenin “pak” e t’i ngrinin sipër gjurit. Mirë kjo, po kishin blerë dhe një makinë depilimi. Kishin hequr qimet e këmbëve, të duarve, të gjoksit e të tjera, e të tjera. Mbasi punuan bahçen, u veshën e u pispillosën për të dalë në bllok. Do “gjunin për pjeshka”. Por më parë duhet të dëgjonin leksionin 45 minutësh të momës.
“Ah, lum nona për ju. O t’bukrit e dheut, o Zot. Po çuna t’bukur veç unë kam bo. Ah, lum nona, lum ajo që do ju mori juve. Qafshi nonën tuj, hapni sytë. Merrni nai goc t’urt’ e puntore. Ta nimoj çik e nonën tuj se vdiqa nga shiatiku, ramatizma, diabeti, tensioni, ostoporoza, veshkat … *Lista vazhdon akoma. ” … E më e rëncishmja, e du goc-goc. A kuptut?”
“Mome, mos je tu mendu se s’jemi burra?”- u hodh Sinani i revoltuar.
“Ah, Sinon. I mefsht’ ke qenë gjithë jetën tate, mi non’. Du nuse t’virgjër po t’thomi. Jo ta ketë kalu një Tironë e tërë nëpër dur. More vesh?”
Pasi aprovuan me kokë, u çua. Ky ishte sinjali që leksioni kishte përfunduar. E kështu u nisën ndërkohë që në sfond dëgjohej “Jou me 30 vet’/Hy mrena n’klub me 30 vet’/Sillem nëpër rrug’ me 30 vet”.
Xhamat e ulur, të katërt me syze dielli, ndonëse koha ishte për shi. Vuanin nga migrena, qyqët. Mbas 40 minutash, u gjendën në hyrje të bllokut. Ora 7:45. Lokalet kishin filluar të mbusheshin. Para se të vendosnin, duhet ta bënin një xhiro rreth e qark, se s’kishte lezet. Ndërkohë që ishte krijuar një varg i gjatë makinash, kaloi një super p…jeshkë. Tetë palë sy të uritur u drejtuan nga ajo. (Pra, kemi 4 çuna me syze të vëna, ndërkohë që për ta vëzhguar më mirë vajzën, ulnin kokën dhe ngrinin sytë.) Vajza është përballë tyre. Si t’ja tërhiqnin vëmendjen?! *drum rolls Ide gjeniale. Saçme. (Detajet s’kanë rëndësi para fjalës kyçe.) Pjeshka u largua dhe çunat duhet të vendosnin. Kishin dëgjuar për njëfarë Tao Lounge (siç shkruhet, ashtu lexohet). Parkuan në një cep dhe dolën. *Blloku u çlirua, kalamaja. Kalonin pranë njerëzve tërë kapadaillëk. Bodyguard-i tek dera s’i la të kalonin. *Wtf, dude?! Atëherë duhet të gjenin një vend tjetër. Teksa ecnin dhe pjeshkat iu kalonin pranë, goja e tyre shkonte lëng. Pjeshka të dobta, të mbushura, me bokse (pantallonat e shkurtra), me fustane. Ç’të shihje. Ia kalonin dhe Bedries, që mbahej nr 1 në fshat. Ah, ja një lokal i hajrit i mbushur me adoleshente të shfrenuara 16 vjeçare. “S’kena me dal pa gjo, e sigurt!” Raundi 1 — vodka. Të gajasura pafund. Shkelje syri drejt çupave. Raundi 2 — koktejl alkoolik.
Tani do u afroheshin çupave. Doli Gimi, më trimi. Afrohet tek tavolina.
Heshtje. I drejtohet njërës dhe diçka magjike ndodh. Një ylber goditi fytyrën e saj të vogël, të lezetshme. Ndoshta shtatë ngjyra janë pak, për të përshkruar atë ndjesinë në stomak që i shkaktoi prania e tij. Një ndjenjë triumfi i shfaqet në fytyrë. Tërë krenari i kthehet çunave e i shkel syrin.
Një zë i dobët erdhi nga “viktima”. “O çuni… antidjersë…”

 

P.S Nesër kemi horoskopin 😉
Të dielë të këndshme kalamaja 🙂

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s