Horoskopi javor, 25 korrik

E hënë e zymtë, apo jo? Në ditë të tilla, unë dëgjoj latine, kështu që shijojeni këtë Picky 🙂 . Nuk e di nqs duket nga gërmat, po unë këto latinet po i shijoj në maksimum 😛 .
Nejse, siç e morët vesh nga titulli, sot do flasim për horoskopin javor. Ndërkohë në komente do iu lutesha të më linit një temë që ju do donit ta diskutonim së bashku 🙂 .
Pa humbur më shumë kohë me fjalë, se të shkretat fukarallëk janë kalojmë tek:

medium_gtg-weekly-horoscope-main-mint-1

Dashi
Do jeni shumë energjikë këtë javë, Dash, dhe jeta juaj dashurore mund të jetë shumë e “nxehtë” për t’u përballuar (Redbull të bën me krahëëëëëë 😛 ). Kombinimi i Mërkurit dhe Uranit do bëjë që e mërkura të jetë dita më e bukur e verës. Shkëndijat e një dashurie të vjetër mund të kthehen sërish. Një plagë e së shkuarës, e cila ka kohë që pluskon mbi sipërfaqe, mund të vijë drejt fundit këtë të premte. Mundohuni që të jeni të qartë për ndjenjat tuaja sesa të veproni impulsivisht ose të prisni që të tjerët të kuptojnë se çfarë keni ju në mendje (përdorni fjalët, me raste 😛 ). Qetësohuni këtë fundjavë – nuk keni pse t’i bëni të gjitha gjërat përnjëherë (puna e sotme lihet dhe për nesër 😛 ).

Demi
Gërmoni thellë këtë javë (jo shumë thellë, Tare, se mos gjen qenin e ngordhur 😛 ), Dem, sepse përgjigjjet do të vijnë kur ju të jeni më shumë në kontakt me emocionet dhe ndjenjat. Mërkuri dhe Urani do iu sjellin në rrugën e duhur, ditën e mërkurë.
Nëse keni diçka për të thënë, tani është koha (ose heshtni përgjithnjë 😛 ). Por ndoshta nuk do merrni përgjigjjen që prisni ditën e premte. Mundohuni të mos nisni një “luftë” fjalësh. Rikonsideroni strategjinë tuaj për ta shpënë përpara marrëdhënien që keni. Shkëndijat e dashurisë së vjetër mund t’ju përfshijnë këtë fundjavë (mos vallë ke ndonjë lidhje me Dashin ti, re i poshtër?! 😉 )

Binjakët
Sunduesi juaj, Mërkuri inteligjent, me një sërë aspektesh dramatike këtë javë, do iu udhëheqë drejt rrugës së duhur, veçanërisht në lidhje me punën ose marrëdhëniet personale. Të mërkurën, (kombinimi i Mërkurit dhe Uranit, që mos ta përsëris më 😛 ), do krijoni kontakte me njerëz të rinj, kështu që planifikoni një sesion ku të hidhni sa më shumë ide për punën tuaj.
Gjithsesi, bëni mirë të kini kujdes, sepse e premtja parashikohet me shumë tension dhe mund të ndodhë që të keni konflikte me një koleg. Mundohuni të mos tregoheni të pasjellshëm, sepse fjalët lëndojnë (kot nuk thonë që fjala vret më shumë se plumbi).

Gaforrja
Kjo mund të jetë java e mundësive në punë. Kushtojini vëmendje thashethemeve që do dëgjoni të hënën dhe të martën (kujdes se ndodhin çudira me këto thashethemet 😛 mos i merrni të gjitha seriozisht). Dhe prisni disa zhvillime pozitive që lidhen me të ardhmen ditën e mërkurë (e di vetë tani prej kombinimit të kujt bëhet kjo 😛 , Mërkurit dhe Uranit) dhe i kushtohet plotësisht të ardhurave. Ia keni dalë më së miri në punë këto kohë, ndaj ka ardhur koha për të marrë bonusin ose atë ngritjen në detyrë që ju prisni.
Kini kujdes ditën e premte, sepse një keqkuptim mund të shfaqet nga çasti në çast. Prisni sa të qetësohet gjendja përpara se të bëni një lëvizje. Të shtunën, me lëvizjen e Mërkurit drejt Virgjëreshës, do viheni në kontakt me miqtë e vjetër.

Luani
E keni ndjerë që energjia dhe besimi iu janë kthyer në forcë të plotë, javët e fundit, dhe tani po rrezatoni nga pozitiviteti (kot nuk i thërras sunshinë D.-së unë 😛 ). Kombinimi i famshëm i Mërkurit dhe Uranit do t’ju sinkronizojë juve me partnerin, që të ecni me të njëjtin hap dhe të bëni plane për të ardhmen.
E premtja mund të mos ketë shumë entuziazëm. Udhëtimi mund t’ju dalë jashtë kontrollit, kështu që është mirë të keni një plan rezervë nëse jeni për rrugë këtë fundjavë (jemi me fat që alfabeti ynë ka 36 gërma 😀 ). Dhe mos lejoni që një zënkë familjare t’ju mërzisë këtë fundjavë. Në vend të saj, llastojeni veten me ndonjë masazh ose harxhoni ca lekë 😛 .

Virgjëresha
Po merrni mesazhe të ngatërruara nga yjet (jepja numrin tamam jepja, 😛 06967xxxxx 😛 ), kështu që bëni mirë të pushoni pak. Shplodhuni dhe kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja. Të mërkurën do keni një dozë të madhe frymëzimi (tani po që mezi po pres, se shkruan perla A. 🙂 ). Nëse i shkruani ndjenjat tuaja në një ditar, ose i shprehni në formën e poemës apo këngës, do jetë diçka shumë e mirë për ju. Por shmangiuni shpërndarje në rrjete sociale apo zënkave ditën e premte, kur Mërkuri të jetë tangent me Marsin impulsiv. Mërkuri, më në fund, do zhvendoset drejt shenjës suaj ditën e shtunë dhe ju do jeni në gjendje të shprehni veten tuaj më qartë në javët në vazhdim.

Peshorja
Çdo gjë është për punën në skuadër, këtë javë, Peshore (pasoje topin e shkretë se vetëm atëherë mund të shënosh :3 ). Mërkuri brilant do iu ndihmojë të kuptoni se kush iu respekton edhe kur ju nuk jeni (shumëzojini me 0 ato që nuk e bëjnë. Pak e saktë, thotë populli 😉 ). Dita e mërkurë është një nga ditët më të mira të verës për një takim ose për të takuar njeriun e ëndrrave nëpërmjet miqve, kështu që kërkoni për njerëz që kanë interesa të përbashkëta me ju.
Me shumë gjasa, do mbyllni një kontratë me një klient të rëndësishëm! Kini kujdes që të mos bëni blerje të tepruara ditën e premte (ruaj ca dhe për pushime se duhen 😛 ). Dhe ruhuni nga njerëzit që thonë se do ta bëjnë një gjë dhe përfundojnë duke mos e bërë.

Akrepi
Kjo do jetë një javë plot ulje – ngritje, sidomos përsa i përket punës. E mërkura do jetë pika më e lartë, kur Mërkuri inteligjent do kombinohet me Uranin. Tani është koha që të nxirrni diçka sa t’i lërë njerëzit gojëhapur, ndaj mos kini frikë të ndani vizionin tuaj me të tjerët (jo, jo se iu marrin idetë 😛 ). Por mendohuni me kujdes përpara se të veproni ditën e premte, sepse Mërkuri dhe Marsi agresiv do e “pushtojnë” shenjën tuaj. Kjo mund të kthehet në një “luftë” fjalësh, kështu që sigurohuni t’i keni të gjitha faktet para se të flisni (se do fëlliqeni kot e do ndaheni me njerëzit 😛 ). Shpenzoni kohë me miqtë tuaj dhe njerëz që kanë të njëjtin botëkuptim si ju, këtë fundjavë (mos vallë me Binjakët?! 😛 )

Shigjetari
Ndoshta, keni dëshirën të ecni përpara me gjithë shpejtësinë, por merreni me ngadalë, sidomos në fund të javës (aman, kujdes! Pini rakinë, jo mendtë 😛 ). Të mërkurën, Mërkuri brilant dhe Urani i pavarur do iu dërgojnë “shpërthime” dashurie (ndizini fishekzjarrët se do festojmë 😀 ), kështu që mos kini turp për t’ju afruar atij që mund të jetë partneri juaj i ri. Kërkoni dikë që është në gjendje të kuptojë anën tuaj filozofike dhe pasionante. Por diçka mund t’ju kapë gafil këtë të premte, kështu që mundohuni të mos reagoni impulsivisht. Nëse vendosni të ndërroni drejtimin për një projekt të ri, dijeni se keni ende energjinë dhe është momenti juaj për ta kthyer në sukses këtë projekt të madh.

Bricjapi
Nëse jeni në dilemë për hapat që duhet të hidhni, fokusohuni dhe besojini intuitës dhe instikteve, sesa të mundoheni të fusni një katror në një rreth (jo të gjitha kutitë janë si ato të picave 😛 ). Me ndikimin e Mërkurit, do merrni të gjitha përgjigjjet që kërkoni, nëse i kushtoni vëmendjen e duhur shenjave. E mërkura është për takime familjare, ndaj është koha të takoni të dashurit e zemrës e t’u tregoni se sa xhan i keni. Madje, më e mira do ishte t’i ftonit të gjithë për darkë (s’keni pse therni dashin e kooperativës. Kur je pranë atyre që do edhe buka me domate shijon 🙂 )! E premtja do jetë një ditë e tensionuar, ku do keni debate të vogla me një mik. Mundohuni të jeni të qartë në mendimet dhe ndjenjat tuaja sesa të tundoheni për të manipuluar situatën.

Ujori
E gjithë energjia juaj është fokusuar në jetën tuaj dashurore. Nëse po kërkoni ende për romancën e ëndrrave tuaja, e mërkura do jetë nata epike për një takim të parë ose mundësi flirtimi me dikë që mund ta takoni në lagje (kështu që vishuni mirë edhe kur të dilni për të blerë bukën a për të derdhur plehrat 😛 ). Kini kujdes ditën e premte, sepse puna mund t’ju hapë disa problem. Faji mund të jetë i mesazheve mikse, por gjithsesi mos dilni në konkluzione të shpejta apo të merrni vendimet e gabuara. E premtja do jetë edhe një natë e bukur për takime.

Peshqit
Jeni ende të zënë me punë, por ama shumë produktivë. E mërkura do jetë një ditë perfekte kur përpjekjet dhe vëmendja juaj për detaje mund t’ju shpërblejë. Është koha ideale për të rinegociuar pagën tuaj. Por, me kujdes, sepse ditën e premte nuk do jeni në sinkron të plotë me kolegët tuaj, ashtu siç mendonit. Diskutoni për ato që iu shqetësojnë, sesa të përplasni derën nga inati. Do jetë një ditë e vështirë për udhëtime ndaj jepini vetes më shumë kohë nëse jeni për rrugë. E shtuna në mbrëmje do jetë nata perfekte për takime.

Burimi: Cosmopolitan

 

Duke iu uruar një javë të mbarë, përfitoj nga rasti t’ju kujtoj për temën që do donit të diskutonim këtë javë.
Shihemi më vonë 🙂 !

P.S Don’t forget to subscribe and share this post 🙂
See ya 😉

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s