Respektoji dhe kur ata s’e bëjnë! 

Erdha prapë unë 😁. Kësaj radhe me një temë të re.

kill_them_with-89619

Nuk e di sa shpesh iu ka ndodhur që fjala e dikujt t’ju ketë lënduar shumë. Mua dikur, se tani kam fituar imunitet 😂. Them dikur, se u bënë nja tre vite e kusur që nuk e vras më mendjen se çfarë thonë të tjerët për mua dhe aparencën time. Unë ndihem mirë me veten time dhe kjo është më e rëndësishmja 😌.

Ne, shqiptarët, jemi çik popull që i fusim hundët ngado e kurdo. Mbarojmë po nuk bëmë komente për të gjithë, ama pasqyrën tonë në shtëpi nuk e lajmë ndonjëherë. Për pasojë, shtresa e pluhurit na mjegullon pamjen dhe ne flasim për të tjerët pa u lodhur, kurse kur flasin për ne s’na vjen mirë. Po domosdo, që s’na pëlqen. Ku është parë këtu që dikush tjetër veç nesh të ketë një gjykim për të bërë?!

Çfarë do mbjellësh, do korrësh 😏

Dëgjojmë shpesh komente të tipit: “Sa je shëndoshur moj. Bëj ndonjë dietë 😯”, “Uu sa puçra që ke. Përdor ndonjë ilaç 😐”, “Kjo s’të rrika mirë se të nxjerr barkun dhr shalët plot celulit 😶”, “Kjo ngjyra nuk bën për ty. Pse nuk i bën siç të thashë unë?🙄”, “Sa hundë të madhe ke😒 “, “Sa gjynah që i ke veshët kaq të dalë 😫 unë s’do i duroja dot”, “Po s’ka lezet femra pa çik gjoks e b*thë. Fillo palestrën 😬”, “Sa e shkurtër je 😅” e të tjera, e të tjera. Mirë kjo, por janë bërë dhe çunat ekspertë. Ah, lum ne 🙃. Të gjithë japim mend, por mend nuk kemi 😉.
Tani, do pyesni ju: “Po ku do të dalësh me këtë post? Të gjithë e kemi nga një tip të tillë në shoqëri a farefis. Ç’do bëjmë? Të zihemi për lesh koke e mos të bëhemi sa të kemi jetë?”

Oh, jo. Absolutisht që jo. Ata aq kanë, aq japin. Është pak vonë që t’u mësojmë edukatën. Por ju asnjëherë mos harroni klasin.

  1. Buzëqesh. Bëji ata të pyesin veten se ç’kishte për të buzëqeshur në atë që të thanë. (Ndërkohë për brenda qesh me të madhe me injorancën e tyre 😆.)
  2. Mos e ul veten në nivelin e tyre. Kthe përgjigjje diplomatike. Tregoju se sa mirë ti ndihesh me veten tënde.
  3. Mos e justifiko veten tënde. Ata atë duan. Që ti ta pranosh atë që sapo të thanë.
  4. Bëj shaka me “defektin” që ata të vunë në dukje. (S’besoj se do e kuptojnë ironinë, por vazhdimësia e injorancës është për të qeshur 🤓.)

Tani, po të drejtohem ty që i bën këto komente. Duke qenë se kam parë shumë fytyra si e jotja, nuk e kam të vështirë të të skicoj në mendjen time. Unë e di që ti vetë je një person me komplekse. Dikur janë “tallur” me defektet e tua dhe ti duke qenë se je mësuar me këtë traditë, kërkon që dhe të tjerët ta përjetojnë atë që ke kaluar dhe ti. Ndonëse më sipër jam shprehur se nuk mund të japësh më shumë se sa ke, unë besoj se kura për ty gjendet lehtësisht.

Në momentin e parë që do thuash: “Kjo jam UNË. Me të mirat e defektet e mia, jam unë, e veçantë, e pazëvendësueshme!”, atëherë do “shërohesh”. Atëherë, do jesh krijesë hyjnore midis hyjnive të tjerë.

Pranoje veten dhe të gjithë do të pranojnë. Mohoje dhe do të shkelin me këmbë.

P.S Jam ende në pritje të komenteve tuaja për temën e radhës :). Mos harroni të ndiqni postimet dhe t’i ndani me miqtë tuaj 🤗.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s