Burra që urrejnë gratë

Përshëndetje 🙂 ,

Uroj që ditët e fundit dhe të nxehtë të korrikut të jenë duke përfunduar këndshëm. Unë qenkam në humor për Justin Timberlake tani, kështu që shijojeni Can’t stop the feeling 🙂 . T’ju them të drejtën, do doja që korriku të mos mbaronte kurrë. Më duket sikur kjo puna e diplomës do ma marrë frymën në gusht. :/

Nejse, e lëmë mënjanë shkollën sepse sot kam ardhur për të folur për librat.

Jam mbajtur gjithmonë si romantike e thekur dhe nuk jam tërhequr ndonjëherë nga krimi dhe misteri. Por mesa duket 22 vitet e mia mbi shpatulla po bëjnë të vetën dhe ja ku jam, duke iu sugjeruar një thriller.

382767_267503506645737_101279063268183_766138_132991757_n

Titulli origjinal në suedisht është Män som hatar kvinnor (Burra që urrejnë gratë) shkruar nga autori dhe gazetari i ndjerë Stieg Larsson (1954-2004). Libri u botua më 2005 për t’u kthyer në një roman best-seller në të gjithë botën. Ky është libri i parë i serisë Millennium.

Autori: Stieg Larsson
Titulli origjinal: Män som hatar kvinnor
Përkthyesi: Steven T. Murray nën pseudonimin Reg Keeland
Shteti: Suedi
Gjuha: Suedisht
Seria: Millennium
Zhanri: Krim, mister, thriller
Shtëpia botuese: Norstedts Förlag (Suedi)
Publikuar: Gusht 2005

Nëse çdo vit të ditëlindjes suaj do merrnit dhuratë diçka që ja u bënte një person që nuk jeton më, çfarë do mendonit?
Po sikur ky person të ishte vrarë nga një pjesëtar i familjes suaj, por ju për 37 vite nuk e keni zbuluar dot, do mendonit se vrasësi po tallet me ju?

Është pikërisht ky misteri që gazetari Mikael Blomkvist, me ndihmën e Lisbeth Salander, një hacker-e shumë e zonja,  duhet të zgjidhin.Zhdukja e Harriet-ës, mbesa e industrialistit tanimë në pension, Henrik Vanger, përmban sekrete të tmerrshme familjare, ku çdo marrëdhënie midis anëtarëve karakterizohet nga mizogjinia*, dhuna dhe një urrejtje e pashpjegueshme ndaj grave.

Larsson trajton problemet e shoqërisë suedeze. Theksin e vë tek dhuna ndaj grave dhe trafikimi i tyre, papërgjegjshmëria dhe frika e gazetarëve investigues të ekonomisë apo politikës për të thënë të vërtetën. Me një stil unik, Larsson luan me kuriozitetin dhe magjepsjen e njerëzve ndaj mistereve fetare, ndërsa tregon se si Bibla apo shumë libra të tjerë fetarë kanë “frymëzuar” një numër të pafundëm krimesh përgjatë historisë.
Përdorimi i shumë shprehjeve latine bashkë me pasazhe të shkëputura nga Bibla, tregon se Stieg Larsson i njihte mirë bestsellerat e Umberto Eco-s.

Libri sugjerohet kryesisht për lexuesit e rritur, sepse situatat e krijuara me shumë zgjuarsi nga autori, shpeshherë përmbajnë përshkrime të ngjarjeve makabre.Diçka është e sigurtë: Nata do e humbë kuptimin e saj dhe shpejt do e gjeni veten në Suedi, duke ecur krah personazheve kryesorë.


mizogjinia*- urrejte, paragjykim ndaj gjinisë femërore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s