16 gjëra që nuk i dini për serinë “Ditari i princeshës”

Filmi feston pesëmbëdhjetë vjetorin këtë muaj. 

on fleek mia anne hathaway makeover princess diaries

Ngjan thuajse e pamundur, por është e vërtetë. “Ditari i princeshës” mbush plot 15-vjeç këtë muaj. Më poshtë mund të gjeni disa kuriozitete që ndoshta nuk i keni ditur më parë.

  1. Ishte filmi i parë për Anne Hathaway. Ajo kishte marrë pjesë në një serial televiziv i quajtur Get Real një vit më parë, por Ditari i Princeshës ishte debutimi i madh i Anne. Vetëm më pas u bë një ndër aktoret më të kërkuara në Hollywood, duke luajtur në filma si Brokeback Mountain, The Devil wears Prada, The Dark Knight rises dhe Les Misérables. 
  2. Por filmi limitoi opsionet e Anne për pak kohë. “Pas Ditari i Princeshës u etiketova si vajza e mirë,” tha ajo për revistën Glamour . “Për tetë vitet e para të karrierës sime duhet të luftoja që të merrja çdo punë tjetër.” Në një intervistë për Huffington Post, ajo thotë:”Ishte e vështirë të merresha seriozisht për role që nuk ishin princesha, ndaj mendoj se kjo është arsyeja pse kam një gamë kaq të gjerë personazhesh.” 
    The Intern (2015) – Robert De Niro, Anne Hathaway.
  3. Një aktore tjetër thuajse mori rolin e Mia Thermopolis, por mbesat e regjizorit Garry Marshall e bindën që të merrte Anne. Liv Tyler përflitej se do ta merrte rolin e princeshë Mias, por ndërsa shihnin regjistrimet e audicioneve, mbesat e Marshall pëlqyen më shumë Anne për shkak të flokëve si princeshë.
  4. Ditari i Princeshës dhe Mary Poppins u regjistruan në të njëjtën studio zëri të Walt Disney. Julie Andrews mori pjesë në të dy filmat me një diferencë prej 37 vitesh dhe Studio 2 u pagëzua si “Studio e Julie Andrews” në 2001. congratulations slow clap mary poppins movie applause Mary Poppins (1964) – Julie Andrews
  5. Disa pjesë të filmit u frymëzuan nga vetë eksperienca e autores Meg Cabot, pasi i ati i vdiq dhe e ëma filloi të dilte me mësuesin e saj të gjimnazit. Në website-n e saj, Meg shkruan se si i lindi ideja për librin: mendonte se prindërit e saj ishin mbret dhe mbretëreshë.
  6. Në skenën ku Mia dhe Lilly po shëtisin tek shkallë e fushës së basketbollit, Anne rrëshqiti jashtë skenarit, por Marshall e pëlqeu aq shumë sa vendosi ta bënte pjesë të filmit. Ajo rrëshqet në sekondin 0:38 dhe vazhdon duke thënë pjesën e saj sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ky po që është talent! Skena në fushën e basketbollit
  7. Julie Andrews është arsyeja pse Gjeneva është e famshme për dardhat. Marshall e pyeti Julie-n për çfarë do të shquhej vendi; ajo sugjeroi dardhat. “Gjëja tjetër që di ishte se vendi u mbush plot me statuja dardhësh,” tha ajo në një intervistë.
  8. Hector Elizondo, i cili luajti shoferin e limuzinës, Joe, dhe Larry Miller, i cili luajti rolin e parukierit eksentrik, Paolo, kanë marrë pjesë të dy në filmin Pretty Woman, drejtuar nga Marshall 11 vjet përpara. Ditari i Princeshës lançoi karrierën e Anne Hathaway, ndërsa Pretty Woman konsiderohet si filmi që e bëri Julia Roberts një yll në Hollywood.
  9. Marshall përfshiu një tjetër detaj nga Pretty Woman: i njëjti aktor që thotë të njëjtën frazë. Pasi Julia Roberts hedh aksidentalisht, fluturimthi një guaskë kërmilli tek Pretty Woman, një kamarier e kap kërmillin fluturues dhe thotë “Ndodh gjithmonë.” Ai aktor, Alan Kent, shfaqet sërish tek Ditari i Princeshës pasi Anne Hathaway thyen një gotë gjatë skenës së darkës dhe përsërit të njëjtën fjali.
  10. I dashuri i Mia-s, Michael luhet nga Robert Schwartzman. Anëtarët e vërtetë të grupit të tij shfaqen në film si banda e Michael, Flypaper. Robert ka luajtur gjithashtu tek The Virgin Suicides, drejtuar nga kushërira e tij Sofia Coppola. Vëllai i tij është aktori Jason Schwartzman, i cili ka qenë baterist tek Phantom Planet, dhe mamaja e tyre Talia Shire ka luajtur Connie-n tek The Godfather. 
    princess diaries the princess diaries ane hathaway movie anne hathaway
  11. Pasi nuk iu dha mundësia të mbante kurorën që kishte në film, Disney i dhuroi Anne kurorën e saj ndërsa bëhej montazhi i filmit. Ajo tha se kurora e filmit ishte shumë e rëndë. “Duhet pak kohë që të mësohesh,” tha Anne gjatë një interviste për Access Hollywood.
  12. Anne audicionoi vetëm një herë për rolin e Mia Thermopolis, gjatë një pushimi 26 orësh nga Los Angeles drejt New Zealand. Ajo citoi se filmi i saj i preferuar ishte Pretty Woman. Kjo ishte arsyeja pse dëshironte të punonte me Garry Marshall. “Gjatë një momenti, u bëra shumë nervoze, sa rashë nga karrigia. Besoj kjo është ajo çka i ka bërë më shumë përshtypje,” tha ajo.
  13. Filmi do të quhej The Princess of Tribeca. Në libër, Mia jeton me të ëmën në New York, por gjatë filmit, u ndryshua në San Francisco.
  14. Whitney Houston ishte një nga producentet e filmit. Ajo vazhdoi të ishte producente dhe tek The Princess Diaries 2: Royal Engagement dhe në filmin The Cheetah Girls. 
  15. Një nga macet që luante Fat Louie ishte në fakt macja e Anne. Katër mace morën pjesë në film dhe secila kishte një aftësi të veçantë.
  16. Fotoja e babait të ndjerë të Mia-s e cila ndodhet në dhomën e kësaj të fundit, është në të vërtetë babai i saj. Babai i saj luan gjithashtu të atin e Mia-s në film.

 

 

Burimi: Cosmopolitan

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s