Horoskopi javor, 1 Gusht

Pas një posti frymëzues si ai i Të uroj nga Victor Hugo erdhi momenti të lexoni dhe horoskopin javor. Jam pak me vonesë po e tha dhe populli: Dy kunguj në një sqetull nuk mbahen.
Gjithsesi, ia dola ta përkthej por s’ka komente këtë javë 😛

Dashi
Ju nuk jeni kurrë më të lumtur se sa kur jeni në një mision, dhe këtë javë mund t’ju jepet një mision krejtësisht i ri. Sot do të jetë një nga ditët tuaja të preferuara të verës, kur ju mund të keni vendosur për të bërë një udhëtim emocionues. E marta është gjithashtu një ditë e shkëlqyer për  udhëtim, sidomos me personin e zemrës, meqë një hënë e re tek Luani pasionant përcakton bazat për një kapitull krejt të ri në marrëdhënien tuaj. Por planet e udhëtimit mund të dështojnë gjatë fundjavës, ose komunikimit mund të konfuzohet, kështu që përpiquni të jeni më i durueshëm.

Demi
Kjo mund të kthehet në një javë emocionale për ju, Dem. Ka shumë ndjenjë pozitive në fillim të javës, të cilat do të ndriçojnë qiellin të hënën. Ju madje mund të doni të provoni diçka të re dhe në  jeën tuaj dashurore – jepjuni ndjenjave tuaja dhe thjesht shkoni me rrymën! Hëna e re e së martës në Luanin krenar do t’ju ndihmojë të ktheni faqen me një anëtar të familjes që mund të ketë qenë problem shqetësues për ju. Sundimtari juaj, Venusi, lëviz i orientuar drejt Virgjëreshës të premten dhe do të të sjellë disa momente të ëmbla në jetën tuaj dashurore. Por, disa aspekte të tensionuara gjatë së shtunës ju bëjnë thirrje për të mos për ta marrë një mosmarrëveshje këtë fundjavë shumë personalisht.

Binjakët
Kjo është një javë e madhe për ju, por mund të përfundojë pak mbrapsht. Ju do të jeni shumë i emocionuar nga disa komunikime të hënën. Kjo është shenjë e mirë për jetën tuaj dashurore, ose disa marrëdhënie të rëndësishme të biznesit. Kjo është një nata e duhur për të dalë ose për të takuar njerëz të rinj. Hëna e re tek Luani martën, do t’ju sjellë shumë ide të reja dhe njohje me persona të rëndësishëm pë punën tuaj, kështu që dilni jashtë dhe krijoni rrjetin e njohjeve për dy javët e ardhshme. Por situatat priten të jenë më delikate dhe të komplikuara gjatë fundjavës. Ju mund të jeni të prirur për të qenë më shumë emocional ose të mbi-reagoni në qoftë se ju keni një mosmarrëveshje.

Gaforrja
Ju jeni shumë të përqendruar në karrierën tuaj këtë javë, Gaforre. Dhe gjërat do jenë duke shkuar vaj të hënën, duke krijuar një ditë pesë yje të punës. Kjo është dita e përkryer për të “goditur” deri shefin tuaj për një rritje page ose të sugjeroni një plan të guximshëm për veten tuaj. Ju mund të merrni një raund duartrokitjesh për këtë! Kjo përforcon ndjenjën e besimit dhe qartësisë jeni ndjenja gjatë hënës së re të së martës tek Luani. Disa aspekte konfliktuale këtë fundjavë, do t’ju japin disa dyshime në lidhje me planet tuaja, por çelësi i suksesit është komunikimi i qartë.

Luani
Kjo është e sigurtë se do të jetë një nga javët tuaj të preferuar të vitit, Luan! Të hënën do keni shenja shumë të mira për jetën tuaj dashurore si dhe për udhëtime që ju mund të bëni së shpejti. Është e sigurt që do bëni shumë qejf në javët e ardhshme. Sidomos pasi hëna e re në shenjën tuaj, të martën pritet t’ju sjellë shumë favore. Kjo është koha ideale për ju që të shkruani një listë të synimeve dhe qëllimeve për vitin e ardhshëm. Por kjo fundjavë pritet të sjellë aspekte pak më kaotike dhe ju mund të gjeni veten në udhëkryq në lidhje me të tjerët. Mundohuni të mos të jetë shumë kokëfortë në marrjen e rrugës suaj.

Virgjëresha
Ju mund të ndjeheni të dyjëzuar në dy drejtime të ndryshme tani, sikur ju e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni, por jeni duke luftuar për ta bërë atë realitet. E hëna është një ditë e shkëlqyer kur çështjet që janë konfuze do të bëhen tashmë shumë të qarta. Do të ndjeni një lehtësim të madh pas hënës së re tek Luani të martën. Dhe me hyrjen e Venusit tërheqës në shenjën tuaj të premten, ju do ndiheni plot hijeshi magnetike deri më 29 gusht. Por mund të keni disa “drama” familjare këtë fundjavë, kështu që përpiquni të jeni të qartë në komunikimin tuaj dhe të tregoni të kujdesshëm për ndjenjat e lënduara karshi të tjerëve.

Peshorja
Kjo është një javë super sociale për ju, Peshore, por ju nuk mund të jeni dakord me të gjithë. E hëna mund të kthehet të jetë një nga ditët tuaja të preferuara të verës, kur jeta tuaj dashurore dhe marrëdhëniet tuaja të punës do të shkojnë më së miri. Bëni një plan sepse mund të takoni njeriun e duhur në realitet. Hëna e re tek Luani krijues të martën do t’ju prezantojë me një grup të ri miqsh që ndajnë të njëjtat interesa me ju, kështu që mjafton të jeni miqësorë. Por ju mund të merrni disa mesazhe të përziera nga lidhjet tuaja të reja gjatë fundjavës. Është më mirë për të parë dhe dëgjuar tani, dhe të formoni opinione fikse më vonë.

Akrepi
Ju jeni në një gjendje shpirtërore praktike tani, dhe do të përfitoni duke u fokusuar në realitetet financiare. E hëna është një ditë me pesë yje, kur ju do të fitoni një njohje serioze publike në fushën tuaj për një punë të bërë mirë. Një promovim i pritur gjatë apo një rritje mund të gjendet në tavolinën tuaj. Por ju keni të ngjarë të vendosni objektiva të reja me një qëllim edhe më të madh gjatë hënës së re të së martës tek Luani. Mesazhe të përziera gjatë fundjavës do t’ju detyrojnë që të përballeni me një situatë të bezdisshme pune. Bëhuni të durueshëm dhe do t’ja dilni mbanë.

Shigjetari
Kjo do të jetë një nga javët tuaj të preferuar të verës! Përsosni vizionin dhe qëllimet gjatë hënës së re të së martës tek Luani, kur Marsi aktiv gjithashtu do të hyjë në shenjën tuaj për t’ju sjellë energji shtesë. Udhëtimet do të shkojnë shumë mirë tani kështu që bëni mirë ta  konsideroni një largim të shpejtë. Pas Venusi të lëvizë në mënyrë preçize tek Virgjëresha të premten, karriera juaj do të shkëlqejë, ndaj mos ngurroni të kërkoni atë që ju dëshironi. Por jini të kujdesshëm në vend që ta teproni me besimin tek vetja këtë fundjavë. Ju keni vrullin, por i ngadalshmi dhe i qëndrueshmi fitojnë garën.

Bricjapi
Çdo gjë po shkon në vendin e duhur tani, por ju ende keni nevojë për të ushtruar durimin tuaj të famshëm. Ju do ta ndjeni se diçka ka ndryshuar në bazë të mënyrës se si ju do ndjeheni gjatë së hënës, kështu që vetëm ndiqni instinktet tuaja dhe besoni se çdo gjë do zgjidhet. Gërmoni thellë të martën gjatë hënës së re tek Luani. Tani është koha për të thyer një zakon të keq ose të mbyllur kapitullin mbi plagën e vjetër emocionale. Udhëtimi është në planet tuaja të afërta, pasi  Venus të lëvizë në zonën tuaj të aventurave ekzotike të premten. Por bëni disa kontrolle teknike këtë fundjavë në të gjitha planet tuaja.

Ujori
Kjo është një javë e shkëlqyer për ju, Ujor. e hëna do jetë një nga netët më të bukura të vitit.Kushtojini vëmendje kujtdo që ju kap syri tani, pasi kjo mund të bëhet një romancë epike. Nëse jeni në një marrëdhënie, hëna e re e së martës tek Luani, është koha ideale për të zgjidhur një situatë problematike dhe për të hedhur çdo gjë pas krahëve. Një zënkë me një mik gjatë fundjavës mund të shkaktojë konfuzion dhe shqetësim, por në qoftë se ju përpiqeni të jetë të qartë në lidhje me ndjenjat tuaja, gjërat do të zgjidhen.

Peshqit
Jeni përpjekur t’i vini punët në vijë, dhe kjo është java që ju do i afroheni shumë finishit. E hëna është plot me surpriza të lumtur që mund ta katapultojnë karrierën tuaj në një nivel krejt të ri. Marsi do të lëvizë në zonën tuaj të suksesit të martën, dhe nga tani deri më 27 shtator gjërat do shkojnë më së miri. Romanca nis pas së premtes, kur planeti i dashurisë, Venusi, do të lëvizë në zonën tuaj të marrëdhënieve. Por mesazhet e përziera do të komplikojnë gjërat këtë fundjavë. Mundohuni të merrni në konsideratë edhe perspektivat e të tjerëve që mund të jenë ndryshe nga tuajat.

 

Burimi: Cosmopolitan

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s