10 shenja që tregojnë se ju po bëni një jetë të mirë

Edhe pse ndoshta nuk ju duket ashtu, sepse gjithmonë do dali një model telefoni që ju e dëshironi aq shumë, një linjë e re veshjesh nga stilisti/ja juaj i/e preferuar, një aromë e re parfumi e shumë të tjera si këto, ka gjithmonë disa shenja që tregojnë se ju po e jetoni jetën.

  1. Ti ke një çati mbi kokë. Ti ke një vend ku të flesh e të fusësh kokën në të nxehtin përvëlues, në kohë me shi apo në të ftohtin e acartë.
  2. Ti ke ngrënë sot. Mbase pive gotën e qumështit, hëngre një tost apo drithra. Mbase ke ngrënë një drekë të bollshme apo një darkë të lehtë për të ruajtur linjat (në varësi të zonës orare ku ndodheni).
  3. Ti ke një zemër të mirë. Ndonëse kjo është subjektive, fakti që ti merakosesh, ndjen, apo kujdesesh për të tjerët, të bën ty një person me zemër të mirë.
  4. Ti uron më të mirën për të tjerët. Pavarësisht subjektivizmit që mbart dhe kjo, është gjithmonë dikush (në mos më tepër se një person) të cilit ti i uron vetëm më të mirat e botës.
  5. Ti ke ujë të pastër. Higjena është e rëndësishme. Edhe sikur të mos kesh shampot për kokën a trupin, mjafton ujë i pastër dhe një sapun, pak rëndësi ka se sa kushton.
  6. Dikush kujdeset për ty. Gjithmonë do jetë dikush që do merakoset e kujdeset për ty, pak rëndësi ka se sa grindeni ju me njëri-tjetrin.
  7. Ti i fal të tjerët. Nuk ka gabime aq të pafalshme, sidomos mes personave që ti do më shumë në jetë.
  8. Ti ke rroba të pastra. Çdo ditë mund të të jepet mundësia t’i ndërrosh rrobat që ke. Por edhe nëse nuk të jepet, falë pikës 5, t’i mund t’i lash ato për t’i veshur sërish.
  9. Ti beson. Ti ke besim tek diçka më e madhe se ti dhe kjo të mbush me shpresë.
  10. Ti po merr frymë. Jetësore.

Ji mirënjohës për gjërat e vogla, sepse ato janë më të rëndësishmet.

 

Nëse të pëlqeu ky post, atëherë dije se burimi ishte Power of Positivity. Hidhi një sy herë pas here sepse poston gjëra shumë frymëzuese.
Më poshtë, mund të më kontaktoni për të dërguar sugjerimet tuaja. Çfarë doni të diskutojmë, çfarë propozoni që duhet të ndryshojë e të tjera si këto.

Paqe 🙂

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s