Bëhu si Alban Skënderaj

Vapë. Përveç temperaturave shumë të larta, të duhet të durosh të gjitha hitet e verës. Hite thashë? Po ç’hite ore?! Perla, perla.

Fillon me Bau daun tu dhë king end dhë kuin/ jou kërkush sun na nali, pastaj dëgjon ca nota të lezetshme të “Ajo” por vrenjtesh sapo dëgjon Hajde t’lagi me shampanjë, hajde t’lagi me shampanjë. Pastaj dëgjon “Na e dina e ktë e dim’ veç un’ e ti”. Tani, mbase Samanta nuk thotë ashtu po unë kaq munda të identifikoj nga shqipja.
U bë vite kjo modë, në fakt. Të këndojmë vargje në gegërisht (më besoni, s’kam asgjë kundra, sepse gegërishten e kam shumë qejf), të vendosim nja dy shprehje në anglisht, të nxjerrim pak gjoks e vithe, ca kartmonedha të fotokopjuara, pije alkoolike në sfond, e ja ku u bë kënga. Këngë thashë? Hit ore, hit.

Shqipëria ka talente dhe këtë madje e pohoj me krenari. Falë Zotit, Alban Skënderaj e përfaqëson më së miri këtë kategori. T’ju them të drejtën, muzikën shqiptare s’e ndjek thuajse fare. Kam nja dy shoqe që më informojnë për këngët dhe bashkëpunimet më të fundit dhe si çdo person tjetër, kam përballë shtëpisë një lokal që vendos të njëjtin playlist nga ora 07:00 – 01:00.
Kisha një periudhë që zgjohesha me “A më doooo” në sfond. Shkoja për në fakultet me “A më dooo”, haja drekë/darkë me “A më doooooo” dhe flija me “A më do”. Nuk e mora vesh nëse ajo e deshi ndonjëherë :/ .
Nejse, e lashë tek Albani. Jo Ramosaj, jo. Alban Skënderaj.
Është artisti i vetëm që e ka ruajtur linjën e tij qysh prej fillimit e deri më sot. Tekste të bukura, domethënëse, romantike, motivuese, damarprerëse disa, por pjesë e jetës janë dhe ato.
Ç’është më e rëndësishmja, Albani nuk nxjerr as gjoks as vithe dhe bën muzikë të bukur :O . E çuditshme, por e vërtetë. Videoklipet e tij janë minimaliste, do thoja. S’ka Ferrari dhe Bughati, as lagie me shampanjë, as femra lakuriq dhe meshkuj gangstera. I thjeshtë, por mesazhin e përcjell gjithmonë. Pure art! 

Mesazhi i gjithë kësaj nuk është që unë jam fanse e Albanit dhe nuk jam e ndonjë tjetri. Unë jam fanse e muzikës dhe talentit. Nuk kemi lindur të gjithë për të qenë këngëtarë a aktorë a matematicienë. Secili prej nesh ka ardhur me një qëllim në jetë. Nuk është keq të provosh disa fusha për të gjetur vendin të cilit i përket, por jo për ta kthyer në profesion vetëm se dikur merrnim krehrin dhe mbanim koncert recital ndërsa laheshim (unë ende e bëj madje, po shyqyr deri tani nuk kam ndërmend të këndoj 😛 ). Nëse investoni po aq shumë saç bëni në muzikë për studion diskografike (të cilat meritojnë të përmenden pasi bëjnë një super punë duke kthyer në “këngëtare” edhe sorrën, po të duan), videoklipin e ku di unë çfarë tjetër, mbase nuk do ishim në gjendjen ku jemi sot. Në epokën ku profesionistëve po iu bie vlera nga komerçializmi.

Paqe, por jo nga ajo jeshilja 😀

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s