Presidenti Barak Obama thotë: “Ja se si duket një feminist”

Ka shumë aspekte negative të të qenit President. Por ka edhe disa pozitive. Të takosh njerëz të jashtëzakonshëm në të gjithë vendin. Mbajtja e një zyre ku të jepet mundësia për të shkaktuar ndryshime në  jetën e një kombi.

Por ndoshta dhurata më e madhe e papritur e kësaj pune ka qenë të jetuarit në një nivel ndryshe nga të tjerët. Për shumë vite jeta ime rrotullohej rreth udhëtimeve të gjata- nga shtëpia ime në Çikago në Springfield, Illinois, si senator i shtetit, dhe pastaj në Uashington, si senator i Shteteve të Bashkuara. Kjo shpesh nënkuptonte që unë duhet të punoja  edhe më shumë për të qenë lloji i burrit dhe babait që unë dua të jem.

Por, për shtatë vite e gjysëm, ky udhëtim është reduktuar në 45 sekonda-koha që më duhet për të ecur nga dhoma e ndenjjes në Zyrën Ovale. Për pasojë, unë kam qenë në gjendje të kaloja më shumë kohë duke parë  vajzat e mia të rriten e të shndërrohen në gra të zgjuar, të mrekullueshme e plot humor.

Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, sido të jetë-t’i shohësh ato të përgatiten për t’u larguar nga shtëpia. Por një gjë që më bën optimist për to është se kjo është një kohë e jashtëzakonshme për të qenë femër. Progresi që kemi bërë në 100 vitet e fundit, 50 vite, dhe, po, madje edhe tetë vitet e kaluara e ka bërë jetën në mënyrë të konsiderueshme më e mirë për vajzat e mia sesa ka qenë për gjyshet e mia. Dhe unë e them këtë jo vetëm si President, por edhe si një feminist.

Gjatë jetës sime ne kemi kaluar nga një treg pune që në thelb ka qenë i mbyllur, ku femrat në vende pune ku paguheshin më pak se sa iu takonte, në një moment kur ato jo vetëm që përbëjnë rreth gjysmën e fuqisë punëtore, por janë duke udhëhequr në çdo sektor, nga sportet në hapësirë, nga Hollivudi në Gjykatën Supreme. Unë kam qenë dëshmitar i mënyrës se si gratë kanë fituar lirinë për të bërë zgjedhjet e tyre rreth mënyrës së jetesës, për trupin e tyre, arsimin, karrierën, financat. Kanë ikur ditët kur juve iu nevojitej një burrë për të marrë një kartë krediti. Në fakt, më shumë gra se kurrë, të martuara apo beqare, janë financiarisht të pavarura.

Pra, ne nuk mund ta mohojmë sa larg kemi arritur. Kjo do të ishte mosmirënjohje për të gjithë ato që dhanë jetën e tyre duke luftuar për drejtësi. Në të njëjtën kohë, ka ende shumë punë që ne duhet të bëjmë për të përmirësuar perspektivën e grave dhe vajzave këtu dhe në mbarë botën. Dhe, ndërsa unë do të vazhdoj të punoj me politikat-nga pagesa të barabarta për punë të barabartë dhe mbrojtjen e të drejtave riprodhuese-ka disa ndryshime që nuk kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve të reja.

Në fakt, ndryshimi më i rëndësishëm mund të jetë më i vështiri nga të gjitha-dhe kjo është duke ndryshuar veten tonë.

Kjo është diçka për të cilën unë kam folur në qershor, gjatë Samitit të parë të mbajtur ndonjëherë në Shtëpinë së Bardhë, në Shtetet e Bashkuara të Grave. Pavarësisht sa larg kemi shkuar, shumë shpesh ne ende ndeshemi me stereotipet se si burrat dhe gratë duhet të sillen. Një nga heroinat e mia është Ligjvënësja Shirli Kisholm, e cila ishte e para afrikane-amerikane që kandidonte për emërimin e një partie të madhe në nominimet presidenciale. Ajo një herë tha: “Stereotipet emocionale, seksuale dhe psikologjike të femrave fillojnë kur mjeku thotë:’Është vajzë.'” Ne e dimë se këto stereotipe ndikojnë se si vajzat shohin veten duke filluar në një moshë shumë të re, duke i bërë ato të ndjehen se në qoftë se ato nuk mendojnë ose veprojnë në një mënyrë të caktuar, ato janë disi më pak të denja. Në fakt, stereotipet gjinore ndikojnë të gjithë ne, pavarësisht gjinisë sonë, identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Tani, njerëzit më të rëndësishëm në jetën time kanë qenë gjithmonë femra. Unë u rrita nga një mama beqare, e cila kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj duke punuar për fuqizimin e grave në vendet në zhvillim. Pashë si gjyshja ime, që ndihmoi për rritjen time, ndoqi rrugën e saj në një bankë vetëm për t’u goditur nga një tavan i qelqtë. Unë e kam parë se si Michelle ka balancuar kërkesat e një karriere të zënë dhe ato të ngritjes së një familjeje. Ashtu si shumë nënave që punojnë, ajo ka qenë e shqetësuar në lidhje me pritjet dhe gjykimet se si ajo duhet të merret me kompromiset, duke e ditur se pak njerëz do të vinin në pikëpyetje zgjedhjet e mia. Dhe e vërteta është që kur vajzat tona ishin shumë të vogla, unë kam qenë shpesh larg shtëpisë duke shërbyer në legjislaturën e shtetit, ndërsa gjithashtu ballafaqohesha me përgjegjësitë e mia mësimore si profesor i drejtësisë. Unë mund ta kthej kokën mbrapa tani dhe të shoh se ndërsa unë isha duke ndihmuar jashtë, ajo ishte duke bërë dhe rolin tim. Barra në mënyrë disproporcionale dhe të padrejtë binte mbi Mishelin.

Kështu që unë dua të mendoj se unë kam qenë mjaft i vetëdijshëm për sfidat unike me të cilat përballen gratë-kjo është ajo që e ka formuar feminizmin tim. Por më duhet ta pranoj se kur je babai i dy vajzave, bëhesh edhe më i vetëdijshëm se si stereotipet gjinore pushtojnë shoqërinë tonë. Ti shikon çështjet sociale delikate dhe jo aq delikate të transmetohen përmes kulturës. Ti ndjen presionin se si vajzat duhet të duken dhe sillen, madje dhe si duhet të mendojnë në situata të caktuara.

Dhe janë të njëjtat stereotipe që prekën ndërgjegjjen time kur isha i ri. I rritur pa baba, kam kaluar shumë kohë duke u përpjekur të kuptoj se kush isha, si bota më perceptonte, dhe çfarë njeriu doja të bëhesha. Është shumë e lehtë për të absorbuar të gjitha llojet e mesazheve nga shoqëria në lidhje me maskulitetin dhe të besosh se ka një mënyrë të drejtë dhe një mënyrë të gabuar për të qenë mashkull. Por ndërsa rritesha, kam kuptuar se idetë e mia në lidhje me të qenit një djalë i fortë, ose për të qenë “i paparë”, thjesht nuk ishin më. Ata ishin një manifestim i rinisë sime dhe pasigurisë. Jeta u bë shumë më e lehtë kur unë thjesht isha vetvetja.

Pra, ne kemi nevojë për t’i hequr këto kufizime. Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin që thotë se vajzat tona duhet të jenë të përmbajtura dhe djemtë tanë të jenë të fortë, që kritikon bijat tona për të shprehur haptazi atë që mendojnë dhe për bijtë tanë që nuk duhet të derdhin lotë. Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin që ndëshkon gratë për seksualitetin e tyre dhe shpërblen burrat.

Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin që lejon ngacmimet rutinë të grave, nëse ato janë duke ecur nëpër rrugë ose kur guxojnë të dalin online. Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin që i mëson burrat të ndjehen të kërcënuar nga prania dhe suksesi i grave.

Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin që uron burrat kur ndërrojnë pampersin, paragjykon baballarët me kohë të plotë, dhe penalizon nënat që punojnë. Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin që vlerëson sigurinë, shpirtin konkurrues, dhe ambicioz në vendin e punës- por jo nëse ju jeni një femër. Atëherë ju po tregoheni shumë mendjemadhe, dhe papritmas cilësitë që ju i kishit menduar se ishin shumë të nevojshme për sukses përfundojnë duke iu kufizuar sjelljen.

Ne kemi nevojë të vazhdojmë të ndryshojmë qëndrimin e një kulture që shkëlqen me një dritë të veçantë dhe të pafalshme për gratë dhe vajzat me ngjyrë. Mishel ka folur shpesh për këtë. Edhe pas arritjes së suksesit në të drejtën e saj, ajo ende kishte dyshime; asaj i duhej të shqetësohej nëse ajo dukej në mënyrë të drejtë apo ishte duke vepruar në mënyrë të drejtë-nëse ajo po sillej në mënyrë të sigurt ose shfaqej si shumë “e zemëruar.”

Si prind, të ndihmosh fëmijët tuaj të ngrihen mbi këto kufizime është një proces i vazhdueshëm të mësuarit. Misheli dhe unë i kemi rritur bijat tona me parimin se ato duhet të flasin kur ata shohin një standard të dyfishtë apo kur ndihen keq teksa gjykohen në bazë të gjinisë së tyre apo racës, ose kur ata vënë re se kjo po i ndodh dikujt tjetër. Është e rëndësishme që ato të shohin modele femrash në botë që ngjiten në nivelet më të larta të çdo fushë që ato zgjedhin.

Dhe po, është e rëndësishme që babai i tyre të jetë feminist, sepse tani kjo është ajo që ato presin prej të gjithë burrave.

Është gjithashtu, përgjegjësi e burrave për të luftuar seksizmin. Dhe si bashkëshortë, partnerë dhe të dashur, ne duhet të punojmë shumë dhe të jemi të vendosur për krijimin e marrëdhënieve me të vërtetë të barabarta.

Lajm i mirë është se kudo të shkoj në të gjithë vendin, dhe në të gjithë botën, unë shoh njerëz që mundohen t’i heqin paragjykimet e shkuara rreth roleve gjinore. Duke filluar nga të rinjtë të cilët i janë bashkuar  fushatës It’s on us për t’i dhënë fund sulmeve seksuale në kampuset e universiteteve, tek gratë e reja që u bënë femrat e para të Ushtrisë së luftëtarëve në historinë e kombit tonë, brezi juaj nuk pranon të jetë i detyruar të ndjekë rrugët e vjetra të të menduarit. Dhe ju jeni duke ndihmuar që të gjithë ne të kuptojmë se duke i detyruar njerëzit që t’i përmbahen nocioneve të ngurtë e të dala jashtë mode të identitetit, nuk është e mirë për askënd-burra, gra, homoseksual, heteroseksual, transeksual, e kështu me radhë. Këto stereotipe kufizojnë aftësinë tonë për të qenë thjesht vetvetja.

Kjo vjeshtë ne hyjmë në një zgjedhje historike. Dyqind e dyzet vjet pas themelimit të kombit tonë, dhe pothuajse një shekull pasi gratë më në fund kanë fituar të drejtën e votës, për herë të parë, një grua është kandidatja për presidente e një partie të madhe politike. Pa marrë parasysh pikëpamjet tuaja politike, ky është një moment historik për Amerikën. Dhe kjo është vetëm një shembull se si gratë kanë ardhur në udhëtimin e tyre të gjatë drejt barazisë gjinore.

Unë dua që të gjithë bijat dhe bijtë tanë të shohin se edhe kjo është trashëgimia e tyre. Unë dua që ata të dinë se kjo kurrë nuk ka qenë vetëm për Benjaminët; kjo është edhe për Tubmanët. Dhe unë dua që ata të ndihmojnë duke bërë pjesën e tyre për të siguruar se Amerika është një vend ku çdo fëmijë mund të bëjë për jetën e saj atë që ajo do.

Kjo është ajo për të cilën flet feminizmi i shekullit 21-ideja se kur të gjithë jemi të barabartë, të gjithë jemi më shumë të lirë.


United States of Women

Burimi: Glamour

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s