Almost 22 and proud of it…

Kalamajaaaaaaa, erdha unë 😀
Tani unë e di përgjigjjen që vjen pas kësaj 😛 por meqënëse është blogu im mund të them ç’të dua 😛 .

Shpresoj të jeni të gjithë mirë dhe të keni kaluar ose të jeni duke kaluar pushime të këndshme. Të miat shkuan mehh. Mirë, por ka dhe më mirë. Por kur thotë ime më “E mira dhe e keqja s’kanë fund”, kështu që nuk qahem.

Kam ardhur e frymëzuar dhe shpresoj të mos më marrë rrjedha e Toefl-it dhe diplomës që të mos ta lë pas dore frymëzimin.
Sot kam ardhur t’ju flas pak për veten dhe gjërat që unë has çdo ditë. Kam ca mendime që shkojnë kundra rrymës. Por e di që si puna ime ka me qindra dhe mijëra vajza të tjera. Ndaj sot po i drejtohem të gjithave ju që lindët në vendin dhe epokën e gabuar, kudo të ndodheni…

Të dashur shoqeni e motrani,
Falë Zotit jemi në shekullin XXI, viti 2016. Përparimi i shoqërisë, teknologjisë e shkencës e kanë sjellë racën njerëzore aty ku ndoshta nuk mendohej se do arrihej. Ndoshta dikur, Adamit dhe Evës kjo i dukej si fantashkencë, njësoj siç na duket neve koha kur çdo gjë do jetë e robotizuar, shumë dimensionalëshe dhe iPhone e Samsung do jenë të lartë sa rrokaqiejt. (Okay, e teprova 😛 po ju e kuptoni ku dua të dal)

Tani çdo gjë është vetëm një klikim larg. Një informacion i ri, detyrat e minutës së fundit, recetat e gatimit, pushimet, librat, pazari. Mjafton dëshira dhe vullneti.
Rrjetet sociale janë në periudhën e bum-it ku çdo gjë postohet.
Një lajm i ri, fejesat, martesat, shtatzanitë, lindjet, vdekjet, ndarjet, punë të reja, pushime, daljet, drekat e darkat, kafeja e mëngjesit, ankesat, madje dhe foto lajv pasi kemi kryer marrëdhënie (because why not?!). Falë Zotit nuk kemi arritur akoma aty sa të bëjmë check-in që jemi në “zyrë” duke bërë mbledhje me drejtorin. (Por mos u entuziazmoni aq shumë sepse do vijë dhe ajo ditë).

U bënë 8 – 9 vite që jam përdoruese e rrjeteve sociale. Dikur më mbanin leksione se duhet ta hiqja celularin nga dora, të bëja ndonjë muhabet, të dëgjoja kot sa për kuriozitet e më the të thashë. Dhe unë isha thjesht një adoleshente e lumtur në atë kohë.
Koha kaloi… Unë po bëj 22. Tani nuk vë më statuse të tipit “Kush bëhet për inbox se u mërzita 😦 “. Nuk luaj më me orë të tëra duke dërguar kërkesa sa andej – këndej, e as nuk hap më profile fallso që të ndihmoja veten nëpër lojëra.
Koha kaloi dhe për ato që më mbanin leksione. Ato u rritën, u martuan e u shtuan me fëmijë. Ato postojnë çdo ditë copëza të jetës së tyre familjare, përfshirë dhe dramat. Nxjerrin ca foto të bukura me ëngjëjt e tyre duke u thurur vargje dashurie, por në realitet nuk lënë fjalë pa i mallkuar. Komentojnë çdo ditë duke dhënë këshilla se si duhet të rriten fëmijët e sotëm, larg kafeve e lokaleve e smartfonave. (Kam filluar mbaj shënime në një bllok çdo gjë thonë, se lëshojnë xhevahire nga goja këto që janë mama për herë të parë. Flasin sikur kanë rritur një karvan me fëmijë.) Por nuk i shoh një orë pa postuar ose pa më dërguar kërkesë për lojë. Mundësisht, nxjerrin dhe se çfarë iu gatoi ajo “shtriga” për drekë dhe se janë të lodhura me ato gatime. (Çdo fundjavë peshk, hej Zot i madh! E ndërron njëherë robi dorën.)

Nuk e di dhe sa vite do kalojnë që gjendja të “normalizohet”. Nuk e di kur do dalë jashtë mode të postuarit e fotove nudo të bebeve çuna. As kur do ndalojnë së mësuari fjalë banale një djali 2-vjeçar. (Se e ka baba çun atë). Nuk e di as kur do ndalojnë këto trufyçkat së dhëni mend që shkolla s’të vlen, mjafton një çun me lek, shpi e katandi. (Se jo për gjë mi shoqe, po e bëri ajo atë gafë dhe s’do që ta bësh ti. Se mendon si për motrën dhe mbesën e vet.)
Nuk e di as se kur do e kuptoni që një person që lexon shumë nuk është aspak “peshkop/e”. Me to mund të bisedosh për çdo gjë, sado “tabu” të jetë për ty. Nuk ka “tabu” me një bookworm. Se një vogëlush/e që lexon është “investimi” më me vlerë që mund të bësh. (Efekt domino 😉 )

Sepse pastaj vijnë ato ditë që ju e kuptoni se keni dështuar si prindër dhe filloni iu jepni mend nipërve e mbesave të vëllait e motrës. (Domosdo, s’ju dëgjoi njeri juve dhe do ia “impononi” dikujt tjetër ato mendime.) Mbase po t’i kushtoni edukimit të fëmijëve po aq kohë sa i kushtoni Facebook-ut, Instagram-it dhe lojërave, do kemi një shoqëri më të mirë. Një vend më të mirë për të jetuar. (Po, ka ende “naive” që besojnë se mund të ecësh përpara pa emrin dhe lekët e mamit dhe babit. Madje dhe pa partitë…)

Me shumë dashuri,
Unë-që-bëj-22-dhe-jam-krenare-për-këtë. 🙂

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s