Të ngrihesh nga dashuria – Frymëzuar nga Osho

Jam e sigurt që kur ishe adoleshente, ke rënë në dashuri. Po pastaj çfarë ndodhi? Jetove me dashurinë e lumtur në jetë të jetëve? Me shumë mundësi jeni ndarë. E kështu sërish e sërish. Ti njiheshe me dikë, mendoje se e dashuroje dhe përfundoje me një zemër të thyer e dhimbje të vazhdueshme. E kjo dhimbje dukej sikur nuk do largohej për një kohë të gjatë.

Epo mjaft me këtë! Tani provo të bësh ashtu siç thotë Osho, të ngrihesh nga dashuria. T ë ngrihesh në dashuri.
Të ngrihesh nga dashuria është e bukur dhe të dalësh prej saj është e lehtë, sepse simbolizon rënien në dashuri.

Në fakt, një person i matur nuk bie në dashuri. Ai/ajo ngrihet nga dashuria. Folja “bie” nuk është e duhura. Vetëm njerëzit e pamatur bien në dashuri: ata pengohen dhe bien poshtë nga dashuria. Në njëfarë mënyre një person menaxhon situatat dhe qëndron në këmbë. Por ata as nuk dinë të menaxhojnë e as të qëndrojnë – gjejnë një femër dhe rrëshkasin, gjejnë një mashkull dhe rrëshkasin. Ata janë gjithmonë në gatishmëri për të rënë në tokë e të zvarriten aty.  Ata nuk kanë një shtyllë kurrizore; ata nuk kanë aq integritet sa të qëndrojnë vetëm.
Një person i matur ka aq forcë sa të qëndrojë vetëm, i plotë. Dhe kur një person i tillë fal dashuri, fal pa menduar, pa ndonjë interes nga pas: thjesht fal. Dhe kur një person i matur fal dashuri, ndihet mirënjohës që ti e ke pranuar dhe jo e kundërta. Ai nuk pret që ti të jesh mirënjohëse për këtë – jo, aspak, madje as që do t’ja dijë për falenderimet e tua. Përkundrazi, ai të falenderon ty që po e pranon dashurinë e tij.
Dhe kur dy persona të matur janë të dashuruar, ndodh një nga paradokset më të mëdhaja në jetë, një nga fenomenet më të bukura: ata janë bashkë por janë vetëm. Janë aq shumë bashkë sa janë thuajse NJË. Por të qenit “një” nuk e shkatërron individualitetin e tyre. Në fakt, e përforcon: ata bëhen më shumë “individual”. 

Dy persona të matur të dashuruar e ndihmojnë njëri – tjetrin që të jenë më të lirë. Nuk përfshihet politika, as diplomacia dhe as përpjekja për të dominuar. E si mund ta dominosh personin që do?  Jo, thjesht mendoje pak. Dominimi është formë urrejtje, inati, antipatie. Si mund ta mendosh që të dominosh personin që dashuron? Ti do doje ta shihje plotësisht të lirë, të pavarur; kështu do t’i japësh më shumë “individualitet”. Ja pse e quaj paradoksin më të madh: janë bashkë sa mund t’i konsiderosh NJË, por janë vetëm aq sa për t’u quajtur individë. Individualiteti i tyre nuk zhduket, por forcohet, sepse tjetri i jep aq liri sa duhet. 

Njerëzit e pamatur që bien në dashuri e shkatërrojnë lirinë e njëri – tjetrit, ata krijojnë pengesa, formojnë një burg. Personat e matur të dashuruar e çlirojnë njëri – tjetrin; i shkatërrojnë të gjitha pengesat. E aty ku dashura rrjedh me liri, ka bukuri. Kur dashuria rrjedh me varësi nga tjetri, ka shëmti. 

 

P.S Nëse do donit një vend ku të publikonit shkrimet tuaja, mos shkoni më tutje por ma dërgoni. E drejta e autorit është e sigurt që do të ruhet. Mund të më dërgoni adresën tuaj të emailit dhe të komunikojmë aty 🙂


Mbrëmje të këndshme në vazhdim 🙂

Advertisements

Një mendim mbi “Të ngrihesh nga dashuria – Frymëzuar nga Osho

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s