Hormone!

Përshëndetje miq,

Do doja t’ju kërkoja ndjesë për mungesën disa ditore këtu, por s’do e bëj sepse kam gjë tjetër në mendje, ndaj po dal drejt e në temë:

Ju lutemi (flas në shumës sepse e di që kam shumë përkrahës në këtë temë), LEGALIZONI prostitucionin! LEGALIZONI shtëpitë publike! 

Jo më larg se para më pak se 30 minuta, një mashkull, pak rëndësi ka mosha, shkruan në një grup ku ofrohen trajnime, dhe e citoj: “Jam eksituar keq ka ndonjë vajz temë shkruaj SMS”.capture

Kini mirësinë të kuptoni se shoqëria jonë është e frustuar seksualisht. Duke filluar nga adoleshentët e deri tek pleqtë.

Mos e mendoni shtëpinë publike si një mëkat. Përkundrazi! Do shpëtojë shumë veta nga mëkati.

Nuk do ketë më lajme “Babai përdhunon vajzën/ I dashuri përdhunon të dashurën/ Kushëriri i shtatë përdhunon kushërirën që aq shumë e kishte fiksim”.

Nuk do kemi më frikë të dalim vetëm nga shtëpia për të shkuar tek dyqani i bukës që ndodhet 500 m nga shtëpia jonë, sepse ai gjyshi që bëhet xurxull me raki do na hedhë ndonjë fjalë, sa uroj me shpirt që të ngrihet Enveri nga varri e ta vari nga miqtë  që ka poshtë!

Nuk do kemi frikë se kur të flasim me një të panjohur në facebook, pas 5 mesazheve të para, do na sjellë foto të veglave të tij.

Jo, pra. S’do kemi frikë, sepse ata do i kenë shfryrë hormonet dhe në ato momente do jetë hemisfera e majtë duke funksionuar dhe jo ajo e jugut! -_-

Bëjini një të mirë këtij kombi me të cilin jeni tallur qysh prej krijimit të tij!
Mbase ka ende vende në parajsë!

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s