Mungesat e orës 8:30 am

E di çfarë dhemb më shumë kur sapo hap sytë në një ditë gri? (Ndërkohë vër dhe këtë në sfond Take me home)

Mungesa…

Mungesa e një personi që ti e doje dhe e do me shpirt.
Mungesa e një qenie njerëzore që i jepte kuptim jetës tënde.
Mungesa e një puthje, e një ledhatimi, një fjalë të ngrohtë apo edhe qortimi.

Mungesat…

Nuk e di kë kishe në mendje kur e lexove këtë, por kjo do të thotë që e dashke vërtetë atë tipin. Uroj që kjo lloj mungese të mos jetë nga ato që personi ikën pa dëshirë nga jeta jote, ashtu siç është mungesa ime. Sepse kjo është pikërisht lloji i boshllëkut që ta merr frymën. Të plandos në tokë dhe ta vë shkelmin në kraharor. Ja, mu aty ku po e ndjen ti.

E unë kështu u ngrita sot. Nga një mërzitje për kotësira tek një mërzitje e vërtetë. Ndjeva sa shumë më mungonte ai. E dini? Ka pasur një dorë të lëmuar, tamam si byç bebi. Dorë e zeshkët, e lëmuar, në të cilën shkëlqente një unazë floriri. Oh, sa e doja! Rrija – rrija dhe vetëm kur ia puthja kurrizin e dorës, pëllëmbën.

Pastaj kishte faqet e mbushura, njësoj si të miat, megjithëse ju nuk e dini si i kam faqet unë. Dhe në faqe të tilla, është mëkat të mos japësh puthje të plota, nga ato që bëjnë zhurmë.

Pinte cigare dhe sa herë mendohej kapte kocin e hundës. Kur qeshte i tundej barku. Sa herë përgjigjej në telefon thoshte “Urdhëro?”. Sa herë dëgjonte një shaka apo një batutë thoshte “Jo?” dhe qeshte. Sa herë ishte me nerva, buzët i bëheshin vijë e drejtë, ndonëse i kishte të plota, si të miat.

Mungesat e orës 8:30 të mëngjesit dhembin. Dhembin në shpirt. Sidomos kur janë mungesa ku personi ikën pa dëshirën e tij…

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s