Work and study?!

Përshëndetje,

U bëra kohë pa postuar ndaj thashë ta thyej heshtjen me panairin që u hap sot, “Work and Study”, tek Pallati i Kongreseve.

Image result for pune ka por duhen profesioniste

Thashë të shihja njëherë ç’bëhej. Kështu u vesha serioze, printova CV-në dhe dola. Mora dhe shoqen e ngushtë dhe oburra! të gjejmë punë.

Ngjis shkallët plot vetëbesim, hyra me këmbën e djathtë kur bam! Nuk u përplasa me njeri, jo. Thjesht pashë stendat. “Metropolitani, Luarasi, Zoja e Këshillit të Mirë, Universiteti Europian i Tiranës…”

Ua, po këta këtu?
Tani, vërtetë titulli i panairit është “Work and Study”, po mendoja se domethënia e saj ishte që të gjeja punë ndërsa studioja. Jo që të studioja në privat e pa punë.

Nejse. Vazhdova rrugën nëpër stenda e pashë gjithë e gjithë nja 3 call center.
Italisht jo, thashë me vete, se nuk je aq mirë. Më mirë shiko për anglisht. Dakord, më tha vetja.

“Përshëndetje goca. Jeni të interesuara për call center në anglisht?”
“Pa hë, më trego pak.”
“Po sa vjeç je? Ke impenjime me shkollën?”
*Jam 22 nga Tirana. Zgjedhja ime e parë ishte Administrim… Oh, prit e ngatërrova!*
“Jam 22, sapo mbarova bachelor-in. Dhe pres të filloj masterin!”
“Ah, na vjen keq. Ne ofrojmë punë vetëm full-time…”

E pastaj e kuptova që Kryeministri ynë ka të drejtë.

“Punë ka, por duhen profesionistë.” 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s