Ka ende shpresë…

U bë kohë pa postuar, në fakt. Rutina e ditëve më ka rrëmbyer dhe ndoshta më ka shkëputur fizikisht nga gjërat që më pëlqejnë të bëj.

Dje, zhvillova leksion në lëndën Metoda Kërkimi. Një lëndë mjaft interesante, për hir të së vërtetës. A ishte pedagogia ajo që më bëri ta shoh me sy tjetër, apo interesi për të ditur më shumë, nuk di ta them. Ajo çfarë mu fiksua ishte vërejtja e detajeve, ndoshta të “parëndësishme”.

Ndaj, sot, kur dola e pashë botën me sy tjetër. Na ndodh shpesh të ecim rrugëve e të mos vëmë re askënd. Na ndodh të shohim të njëjtat gjëra çdo ditë, pa i kushtuar rëndësi asgjëje. Mendjen e kemi lëmsh me mendime të ndryshme. Disa janë vonë për punë, të tjerë mendojnë për detyrat që kanë, disa për personin e zemrës e disa nuk mendojnë fare.

Keni parë ndonjëherë të shtunave fëmijë që luajnë me top? Dhe a i keni parë të luajnë në atë hapësirën që ekziston nga makinat e parkuara dhe shkallët e pallatit?

Unë kisha kohë pa parë. Ajo çka shoh më shpesh tani janë fëmijë me smartfona nëpër duar që kërkojnë fjalëkalimin e uajrlesit. Fëmijë që ulen nëpër tavolinat e lokaleve. Fëmijë që për fat të keq, nuk janë më fëmijë.

Dhe kur i pashë ato tri djemtë duke luajtur sot, më qeshi fytyra. Kuptova se ka ende fëmijë, që ashtu si dhe ne dikur, duan t’i vrasin gjunjët, të thërrasin e qeshin me shpirt. Kuptova se nesër, ata do të jenë të rritur që do thonë me krenari se kanë pasur një fëmijëri. Sepse mungesa e fëmijërisë, fiksimi i prindërve që fëmija i tyre mos të grisë pantallonat (jo se do vritet ëë, por se do grisi pantallonat), do shkaktojë shumë probleme. Do vijë një moshë që moseksperienca e të jetuarit të fëmijërisë do të shfaqet në moshën kur ju më pak do ta prisni.

Ndoshta ato që do t’ju them, mbase nuk janë ashtu siç duken. Mbase sepse unë nuk e di ç’do të thotë të kesh një fëmijë dhe shumë angazhime të tjera. Por lërini të jetojnë! Lërini të luajnë, të vriten, të qeshin e qajnë. Lërini të jenë të vegjël sot e më të pjekur nesër. Nuk quhet lojë nëse ti nuk e ndjen dot adrenalinën. Çdo lojë në App/Google Store nuk ta fal dot atë kënaqësi.

Përzemërsisht,
Unë-që-nuk-di-asgjë.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s