I ftohti më ngroh zemrën…!

Është ajo periudhë e vitit…
Ajo që i bën njerëzit më njerëzorë. Të mirë, të sjellshëm, të kujdesshëm. I bën njerëzit të duan më shumë, të flasin më shumë, të dalin më shumë.

Është koha kur ne ia kuptojmë vlerën kohës dhe njëri – tjetrit. Një vit bëhet gati të ikë e t’ja lërë vendin ëndrrave, shpresave dhe objektivave të reja. Dhe këtu e kuptojmë se ne kemi nevojë për njerëz.
Kemi nevojë për një dorë që të na largojë nga monotonia, një vesh që të na dëgjojë, një shpatull ku të mbështetemi, një sy që të shohë brenda nesh.
Kemi nevojë të flasim qoftë dhe se si kaluam ditën apo çfarë hëngrëm për drekë. Të flasim për universin dhe poezinë. Për shkencën dhe dashurinë. Për ndjenjat…

Është ajo periudhë e vitit…
Ajo që na vesh si arusha polarë dhe na bën të qeshim me hundët e skuqura. Ajo që na mbush plot jetë…
Ajo që na sjell rrotull tavolinës me një filxhan të nxehtë çaji apo kakaoje. Me një gotë verë e gështenja. Ajo që na ul pranë zjarrit bubulak. Ajo që na mbështjell ngrohtë me batanije e një libër…

Eh, ta dinte kjo periudhë zjarrin që jeton brenda secilit… Shpresat dhe ëndrrat… Dashurinë… Ta dinte kjo periudhë, do ishte xheloze për veten që na sjell kaq ndjesi të bukura.

Pikërisht në periudha të tilla ne takohemi me atë shoqen që kemi gjithë vitin që themi “Do flasim dhe e lëmë të takohemi një ditë.”. Ajo që na kujton atë ish-të dashurin që na solli aq shumë emocione. Ajo që na kujton njerëzit tanë të dashur që nuk jetojnë më.

Në periudha të tilla ne kujtojmë, tregojmë, dëgjojmë. Në periudha të tilla ne e shfaqim dashurinë. Sepse në periudha të tilla zemrën na e ngroh i ftohti i muajit të fundit…

 


E di që kam bërë mungesa por është periudha ku mezi po mësoj të menaxhoj kohën dhe veten. Uroj që secili prej jush të jetë mirë dhe të jetë frymëzuar nga copëza ime qoftë dhe vetëm për pak. Po përfitoj nga rasti t’ju sjell një copëz nga jeta ime: Copëza Tirane dhe dashurie .

Me shumë dashuri,

Unë.

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s