23 Dhjetor

Ngrije kokën lart dhe shih drejt yllit më të shndrritshëm. E sheh?
Disa e njohin si “Polaris/ylli polar/ylli i veriut”.
Për mua ai është Ti. Madje, e kam pagëzuar me emrin “Leo”.
Që nga 24 dhjetori i 2012, e kam ndjekur atë yll kudo dhe kurdo.
Bisedoja me të.
Po, po.
Bisedoja.
E pyeste nëse kishte më dhimbje, a kishte ngrënë ushqim prej vërteti, jo serume. E pyesja nëse lejohej cigarja në parajsë dhe nëze kishte zënë miq të rinj. E pyesja nëse i mungonim dhe a na shihte nga aty ku ishte. E pyesja në na donte apo ishte mërzitur me ne.

Unë e di që ti nuk doje.
Ty nuk tu dha mundësia e zgjedhjes.
Ti ike, por pa dëshirën tënde.
Ti na le, por vetëm fizikisht.

E di sa më mungon, o ba’?
Jo! Nuk e di.
Se po ta dije do çoheshe nga aty ku je dhe do vije të më jepje puthjen-e-natës-së-mirë. Atë puthje që aq më mungon dhe që e kërkoj kudo, por s’e gjej dot. Do vije t’i jepje përgjigjje çdo pyetjeje që do kisha. E mbase… Mbase do krenoheshe sa mami për mua.

E di sa gjëra kanë ndryshuar në këto 4 vjet?
Nuk jam më maturante. Kam festuar dhe 4 ditëlindje të tjera nga ajo e fundit me ty.
Motra nuk është më në 9-vjeçare. Është bërë një zonjushë e bukur në prag të të 18-ave.
Kurse mami… Mami është kthyer në superheroinën e familjes.
Po ti? Ti, si je sot, mbas 4 vitesh?!

Është i pakapërdishëm fakti që më duket sikur të kam harruar zërin.
Ajo aroma jote më duket e largët. Si një ëndërr e para shumë viteve të cilën përpiqesh fort ta kujtosh. E në fund ka ngelur vetëm një imazh i lehtë dhe i paqartë nga ajo.
Më mungon e qeshura jote.
Më mungon të të shoh mendueshëm teksa pije cigaren dhe shihje si digjej ajo ngadalë. Më është ngulitur në kokë ta nis dhe unë. Thjesht sa për tu munduar ta shoh botën nëpërmjet tymit të saj.
Mbase do jetë ndryshe. Mbase dhe jeta do jetë e tillë. Jo bushtër, siç është. Mbase pak. Më pak se tani…
E di o ba’ sa më mungon dora jote? S’mjaftojnë fjalët për ta shprehur. Ajo dorë e bukur, sakrifice. Dorë dashurie pa kushte…

E di o ba’ sa më mungon?!
Sigurisht që po. Ëngjëjt dinë gjithçka.
E ti, i shtrenjti ba’, je ëngjëlli im…

10317628_779327795440515_6617481595651993694_o


E nëse ti, i dashur lexues, po vret mendjen ç’dreqin është kjo gjë pa lidhje që kam shkruar, më lër të të përgëzoj.
Urime! Sapo iu fute leximit të një qenieje të pështjelluar si unë!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s