Kur fillova ta doja veten

Pasi kam parë se përkthimet e mia kanë pasur relativisht shumë sukses duke sjellë pranë jush fjalët frymëzuese të Viktor Hygo, Osho apo Orhan Pamuk (të cilat i gjeni respektivisht si Të urojTë ngrihesh nga dashuria dhe Ç’është dashuria?) dhe duke i parë të postuara shpesh në portale të ndryshme, mendova që t’ju sjell fjalët e interpretuara nga Çarli Çaplin në 70-vjetorin e tij të lindjes por të shkruara nga Kim McMillen.

Kur fillova ta doja veten zbulova se ankthi dhe vuajtjet emocionale janë shenja se unë po jetoja kundër të vërtetës sime. Sot, e di që kjo quhet “VËRTETËSI”.

Kur fillova ta doja veten kuptova se sa shumë mund të ofendohet dikush nëse unë përpiqem t’ja imponoj dëshirat e mia, ndonëse e dija se nuk ishte momenti i duhur dhe se personi në fjalë nuk ishte gati për këtë, dhe edhe pse ky person isha unë. Sot e quaj “RESPEKT”.

article-2598438-01E0F4D80000044D-175_634x594.jpg

Kur fillova ta doja veten ndalova së dëshiruari për një jetë ndryshe, dhe munda të shoh se çdo gjë rreth meje më ftonte që të rritesha. Sot e quaj “PJEKURI”.

Kur fillova ta doja veten e kuptova se në çfarëdo rrethane unë jam në vendin dhe kohën e duhur dhe se çdo gjë ndodh në momentin e duhur. Kështu mund të rrija i qetë. Sot e quaj “VETËBESIM”.

Kur fillova ta doja veten pushova së harxhuari kohën time dhe ndalova së projektuari gjëra të mëdha për të ardhmen time. Sot, bëj vetëm ato gjëra që mua më sjellin kënaqësi dhe lumturi, gjëra që vërtetë dua t’i bëj dhe që ma ngrenë zemrën peshë. Dhe të gjitha këto i bëj sipas mënyrës sime. Sot e quaj “NATYRSHMËRI”.

Image result for charlie chaplin doing things in his own way

Kur fillova ta doja veten e çlirova nga çdo gjë që nuk ishte e mirë për shëndetin tim – ushqime, njerëz, sende, situata dhe çdo gjë që më prishte humorin dhe më nxirrte nga vetja. Në fillim, këtë lloj sjelljeje e quaja “egoizëm”. Sot e di që quhet “DASHURI PËR VETEN”.

Kur fillova ta doja veten hoqa dorë nga përpjekjet për të pasur gjithmonë të drejtë, dhe që atëherë, bëja gabime gjithnjë e më pak. Sot zbulova se kjo është “MODESTI”.

Kur fillova ta doja veten refuzova të vazhdoja së jetuari në të shkuarën dhe të shqetësohesha për të ardhmen. Tani, jetoj vetëm momentin ku ndodh çdo gjë. Sot jetoj çdo ditë, ditë pas dite dhe e quaj “PËRMBUSHJE”.

Image result for charlie chaplin hugging a woman

Kur fillova ta doja veten e pranova se mendja ime shpesh më shqetësonte dhe më lodhte. Por teksa e lidhja me zemrën time, mendja ime u bë aleatja më e vlefshme. Sot këtë lidhje e quaj “DITURIA E ZEMRËS”.

Ne nuk kemi pse t’i druhemi më argumenteve apo ballafaqimeve me veten apo të tjerët. Edhe yjet shpesh përplasen aksidentalisht dhe pas përplasjes së tyre lindin botë të reja. Sot e di që “KJO ËSHTË JETA!”

Burimi: UPLIFT

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s