Kur të jesh mërzitur…

E dashur Ti,

Më vjen shumë keq që në këto momente jeta po të vë përfund. Vetëm Zoti e di se sa e vështirë është kjo situatë dhe duket sikur asgjë nuk mund ta mbushë. Të them të drejtën, nuk e di nëse jam në pozitat e duhura për të të dhënë një këshillë, në mënyrë që ti ta kalosh këtë situatë. Edhe pse kushdo që ta thotë e bën për të mirën tënde, ndonjëherë është e pamundur të mendosh për njerëzit që do, kur nuk do vetveten.

Ndonjëherë, jetën duhet ta trajtosh si moti.

Ja disa gjëra të dukshme në lidhje me motin:

Është i vërtetë.
Nuk mund ta ndryshosh duke shpresuar që koha e keqe të iki tutje.
Nëse është errësirë dhe bie shi, është vërtetë errësirë dhe po bie shi dhe ti nuk mund të bësh asgjë që ta ndalosh.
Mund të jetë errësirë dhe të bjerë shi për dy javë rresht.

POR

Një ditë do dalë dielli.
Nuk është në dorën e dikujt që të kontrollojë diellin, sepse ai del vetë.
Një ditë.

Mendoj se është e njëjta gjë dhe me humorin e dikujt. Qasja e gabuar është që të mendosh se ajo që po kalon është iluzion. Nuk është. Është e vërtetë. Depresioni, ankthi, mërzia – janë po aq të vërteta sa edhe moti – DHE ASNJËRA NUK MUND TË KONTROLLOHET NGA ASKUSH. Nuk është faji i askujt për këtë.

POR

Një ditë do kalojnë.

Në të njëjën mënyrë që dikush pranon motin, ashtu duhet të pranojë dhe ndjenjat karshi jetës. “Sot është një ditë m*ti” është thënia perfekte më reale. Ajo se çfarë duhet të bësh është gjetja e një lloj çadre mendore. “E di si është puna? Po bie shi brenda meje dhe s’ka asgjë që unë mund të bëj për këtë, përveçse të pres diellin që të dalë. Kur të ndodhi, do e shijoj në maksimum.”

Nuk e di se sa e dobishme mund tëjetë e gjitha kjo dhe nëse nuk është: më vjen keq. Thjesht mendova të shkkruaja diçka për të uruar më të mirat për ty dhe për të të ndihmuar që të gjesh kënaqësitë e ndryshme që ofron jeta.

Përshëndetje të përzemërta,

Unë

 


Mbështetur në letrën e Stephen Fry mbi depresionin.

Related image

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s