Borës dhe ty…

E dashur Bora,

Nëse nuk do kishte ndodhur ajo që ndodhi, unë me shumë mundësi nuk do të njihja kurrë. Por, ja që të ra për pjesë kjo…

E di që më vjen keq?

Po, po. Më vjen shumë keq për ty o Bor’.

Më vjen keq që ende nuk e ke kuptuar në çfarë vendi jetojmë. Ku dhe sikur “Shëndet!” të thuash, ata që kanë lindur për të bërë keq do thonë se iu the “Plaç!”. Pse?
Po si të them unë ty… Kështu janë gatuar. Mendo sa të duash ti se ata janë të mirë dhe duhet dhënë sasia e duhur e dashurisë që të mos sillen keq. E kemi mësuar që në “Lexim”, në klasë të parë, se ujku vetëm qimen ndërron.

Më vjen keq o Bor’ që ti akoma mendon kështu.

Më vjen keq që dhe unë mendoj si ti.

Dhe më vjen akoma më shumë keq që nuk të them dot as ty, as vetes dhe askujt që të mbështeti e mendon si ti, që të ndryshojmë.

Ka ardhur koha që ky vend të bëhet. Që ky vend të presi rrënjët e kalbura të mentalitetit të qelbur.
Ka ardhur koha të lexoni, të hapni horizontin.
Ka ardhur koha të pranoni njerëzit ashtu siç janë. Ashtu siç jemi…
Ka ardhur koha që t’i lini njerëzit të duan veten.
Ka ardhur koha të jetoni jetën tuaj, pa e futur hundën tek punët e të tjerëve.
Ka ardhur koha që mbi të gjitha të jeni qenie njerëzore, jo vetëm në aparencë.

Duro dhe ca Bor’. Duro se çudia më e madhe tre ditë zgjat, thanë. Vazhdo të qëndrosh po aq e fortë saç e kishe pasqyruar ndër rreshta.
You rock girl!!!

Me shumë dashuri,
Dikush-që-ti-nuk-e-njeh-por-që-po-të-thotë-se-ti-nuk-je-vetëm.


P.S Pavarësisht se sa për të qeshur ju bëjnë ato faqet e memeve, jepuni një mësim! Unfollow dhe Unlike faqeve. Le të mësojnë të bëjnë shaka si e gjithë bota dhe jo të tallen me jetë dhe personalitete njerëzish.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s