Shkëputur nga ditari i një 22-vjeçareje që jeton akoma në botën e çudirave

E meqë sot ime motër kishte provimin e letërsisë, mora përgjegjësitë si motër e madhe dhe e shoqërova për në shkollë.
Ç’emocion! Para 4 vitesh isha unë në vendin e saj. *këtu e kuptova sa isha plakur*
Si zakonisht, teksa prisnim që të futeshin brenda oborrit, shihja ata që më kalonin afër. Si natyrë kureshtare që jam pashë edhe detajet. *Mos paragjyko Xhes’. Ke qenë vetë si ata dikur.*
Kështu u bëra vajzë e mirë dhe nuk u mora as me pantallonat e shkurtra të çunave, as me kanatjeret e gocave.
Shumë mirë deri këtu. Por shumë shpejt iu ktheva prapë detajeve. *do doja të mos e kisha bërë*
*Prisni, para se të vazhdoj dua t’ju them se unë besoj tek bindjet e çdokujt dhe i respektoj. BINDJET! E theksoj.*
Në duart e të rinjve tanë “euroatlantikë” (kur thotë profesori im) pashë simbole partish që mbaheshin plot krenari. Zakonisht, jam mësuar që njerëzit pranë meje t’i mbajnë në një formë më të rafinuar (duke i kthyer mbrapsht), por që ngjyrat nënkuptojnë se kush pëlqen kë.
Siç e theksova, unë nuk kam asgjë me bindjet e askujt. Secili është i lirë të bëjë ç’të dojë. Por që kjo mania për tu bërë sahanlëpirës të fillojë në moshë kaq të re, më bën që të ndjej keqardhje.
Them “sahanlëpirës” sepse edhe ju, edhe unë, e kuptojmë që përfshirja politike vjen jo sepse ai, ajo, ata, ato besojnë idealin, por sepse kështu fitojnë vendet e punës. Por ta shoh tek një 18 vjeçar këtë fenomen më duket e frikshme, idiotësi.
Mos vallë iu premtuan vendet në universitet?
Apo punë sapo të mbaroni universitetin?
Më iluminoni dhe mua se ngela mbrapa bote.

Sinqerisht,
Liza e botës moderne të çudirave.

Related image

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s