Fija e kuqe e fatit

Me siguri të ka rënë rasti të dëgjosh rreth termit “shpirt binjak”. 

Sipas legjendës, mendohet se kur shpirtrat zbresin në tokë, ndahen në dy pjesë dhe jetojnë në trupa të ndryshëm. Këta dy njerëz janë shpirtra binjakë në jetë të jetëve dhe nuk do jenë kurrë të plotë derisa të gjejnë njëri-tjetrin. 

Sipas mendimit tim, një shpirt binjak mund të jetë jo vetëm personi i zemrës, por edhe një shok apo shoqe. 

Është një lidhje e menjëhershme, shumë e fortë. Shpirti binjak të kupton dhe është pazgjidhshmërisht i lidhur pas teje. 

Por nga e ka prejardhjen ky koncept? 

Mendohet Japonia si vendi ku lindi koncepti amerikan i “shpirtit binjak”. Sipas legjendës, rreth gishtit të vogël të dorës është lidhur një fije e kuqe, e quajtur ndryshe “Fija e kuqe e fatit”. Kjo fije lidh dy njerëz. Dy shpirtra. Nuk ka rëndësi sa tendoset fija, ajo kurrë nuk këputet. 

Edhe sikur të dashuruarit mos të përfundojnë bashkë, fija e kuqe i lidh kudo shpirtrat e tyre. Pavarësisht vendit apo kohës. 

Dhe do ta mbyll këtë post me një shprehje që ma kujtoi një shoqe para disa ditësh: 

“Ku qëndron ndryshimi midis një shpirti binjak dhe dashurisë së jetës?

Njëra është zgjedhje. Tjetra jo.” 

Shtator të mbarë! ☺

Advertisements

Letra e Hygosë për bashkëshorten e tij

Revolucioni Francez është lehtësisht i mbajtshëm mend nga dashamirësit e historisë dhe jo vetëm. Edhe ata të letërsisë i kanë më të gjalla se kurrë ngjarjet e treguara me aq mjeshtëri nga puna e Viktor Hygosë (1802-1885). Veprat si “Të mjerët” apo “Kurrizo i Notre Damit” u bënë memorialet e klasës punëtore.
Adele Foucher u rrit së bashku me Viktor Hygonë dhe në moshën 17-vjeçare, Hygo u dashurua marrëzisht pas saj. Ndonëse të dyja familjet ishin kundra këtij bashkimi, çifti u fejua në fshehtësi dhe vendosën të martoheshin. Kështu…

E premte mbrëma, 15 Mars, 1882.

Mbas dy mbrëmjeve të këndshme që kaluam bashkë dje dhe një ditë më parë, e them me siguri se nuk do të dal sonte, por do të ulem në shtëpi dhe do t’ju shkruaj. Përveç kësaj, Adela ime, e adhurueshmja dhe e adhuruara Adelë, çfarë nuk ju kam thënë? Oh Zot! Për dy ditë kam pyetur veten çdo moment nëse një lumturi e tillë nuk është ëndërr. Më duket sikur kjo që ndiej nuk është një ndjenjë tokësore. Ende nuk e kuptoj këtë parajsë pa re.

Ju nuk e dini akoma, Adelë, se nga çfarë kam hequr dorë. Oh, i mjeri unë, a e di unë vetë?
Ngaqë ndihesha i dobët, imagjinoja sikur isha i qetë; ngaqë po përgatisja veten për të gjitha çmenduritë që sjell dëshpërimi, mendova se isha guximtar dhe hoqa dorë. Ah! Më lini të përulem nën këmbët tuaja, ju që jeni kaq e madhërishme, kaq e butë dhe njëkohësisht kaq e fortë! Kam menduar gjithmonë se kufiri maksimal i përkushtimit tim mund të jetë vetëm sakrifica e jetës sime; por, ju, dashuria ime bujare, ishit e gatshme të sakrifikonit për mua qetësinë tuaj.

…Ju keni lindur e privilegjuar duke marrë çdo dhuratë të natyrës. Ju keni si qendrimin e fortë, ashtu edhe lotët. Oh, Adelë, mos i merrni këto fjalë si entuziazëm të verbër – entuziazmi im për ju ka zgjatur gjithë jetën dhe është rritur ditë pas dite.

I gjithë shpirti im është juaji. Nëse e gjithë ekzistenca ime nuk do të kishte qenë e juaja, harmonia e qenies sime do të kishte humbur, dhe unë do të kisha vdekur – në mënyrë të pashmangshme.

Këto ishin meditimet e mia, Adelë, kur mbërriti letra që do të më sillte shpresë për një tjetër dëshpërim. Nëse më doni, ju e dini se çfarë duhet të ketë qenë gëzimi im. Çfarë unë di se ju mund të keni ndjerë, unë nuk do ta përshkruaj.

Adela ime, pse nuk ka asnjë fjalë tjetër për këtë veç gëzimit? A ndodh sepse nuk ka fuqi njerëzore për të shprehur këtë lumturi?

Lidhja e papritur e zisë dëshpëruese drejt lumturisë së pafundme duket sikur më mërzit. Edhe tani dridhem kur mendoj se mund të zgjohem nga kjo ëndërr hyjnore.

Oh, tani jeni e imja! Më në fund, e imja! Së shpejti – në pak muaj, ndoshta, ëngjëlli im do të pushojë në krahët e mi, do të zgjohet në krahët e mi, do të jetojë aty përgjithnjë. Të gjitha mendimet tuaja të çdo momenti, të gjitha do të jenë për mua; të gjitha mendimet e mia, të gjitha momentet e mia, do të jenë për ty! Adela ime!

Lamtumirë, ëngjëlli im, e shtrenjta ime, Adelë! Lamtumirë! Do të puth flokët tuaja dhe do të shkoj në shtrat. Ndonëse jam larg jush, unë do të ëndërroj për ju. Shpejt ndoshta ju do të jeni krah meje. Lamtumirë; faleni delirin e bashkëshortit tuaj që ju përqafon, ju adhuron, në këtë jetë dhe në tjetrën.

Për tri vite Viktor Hygo dhe Adele Foucher shkëmbyen mesazhe sekrete. Letra e mësipërme u shkrua pak mbasi Hygosë iu premtua një pension për besnikërinë e tij ndaj mbretit Luis XVIII. Ky pension lejoi bashkimin e çiftit. Martesa e tyre zgjati deri në vdekjen e Adelës në 1868.

Related image

Quote of the day

Her love was vibrant, full of life. 
It was cheerful and colourful. 

…and sometimes, even dangerous. 

Nobody, and I mean nobody… not even him, could handle it. 


6 a.m thoughts ©

Përpara se të jetë vonë…

E vetmja gjë që po dëgjojmë e shikojmë këto kohë në lajme janë vetëm rastet e plagosjeve dhe vrasjeve në mes të rinjve.
Janë shtuar aq shumë sa po e urrej Luciferin që po sjell këtë të nxehtë që po i luan mendsh “trimat” tanë të kohëve moderne.

E di si është puna, burracakë të qelbur?

Puna është që ju jeni llumi i shoqërisë.

Ju jeni kafshët e kohëve moderne që prindërit ju japin çdo të mirë materiale për të justifikuar faktin që ata nuk janë pranë jush gjatë ditës/natës.

Ju jeni ata që bëni “horrin” me 30 vetë e me pisqolla e thika nëpër duar sepse mendoni se kështu do bëni që “viktima” t’ju ketë frikë e të përgjërohet, por ju, si ata që ndihen të mbrojtur nën hijen e gangsterit, nuk ndaloni sepse mendoni se jeta e tjetrit është në duart tuaja. Për ato pak sekonda, ju duket vetja Hadi.

Pastaj ndodh ajo çfarë ndodh dhe ja ku është fytyra juaj e pështirë në çdo portal e televizion.
Ja 15 minutat tuaja të famës…
Merrini.
Ndihuni mirë që tanimë bota rrotullohet rreth jush.
Ndihuni mirë me lavdinë e të qenit “kafshë me fytyrë njeriu”.

Nuk e di sa zgjat deliri juaj i madhështisë, por vë bast se kur mbaron të gjithë ndjejnë neveri. Mbase në atë nën-nëndërgjegjjen tuaj edhe juve ndjeni neveri nga vetja. Mbase jo…

Mbase ka njerëz që ndjejnë mëshirë për ju. Sepse njerëzit si ju nuk meritojnë të urrehen. Njerëzit si ju duhen kalbur burgjeve, meqë për fat të keq, dënimi me vdekje nuk ekziston. Ose mbase po nxitoj kur mendoj se siç ju i morët jetën shumë personave (dhe nuk flas vetëm për viktimat), ashtu meritoni të trajtoheni dhe ju.
Por dyshoj se vuajë njeri tjetër veç jush… Juve nuk mund t’ju duan! Sepse po t’ju donin, s’do ishit mbas hekurave…

Shteti duhet të konsiderojë faktin që t’ju japë amnistinë atyre që s’paguan dritat, atyre që mbollën dhe kultivuan hashashin. Seriozisht!
Ata ju bënë një vrimë të vogël në ato petka të rreckosura që Shqipëria e mjerë ka veshur. Por llumi i shoqërisë do bëjë gjëmën ndonjë ditë.

Image result for prison

Quote of the day

Capture.JPG

Xhes’

Albania is a MUST SEE!

Why not visit a place you have never seen before? 🙂

Albania… The perfect destination.

The world through my eyes 

Related image

Shkëputur nga ditari i një 22-vjeçareje që jeton akoma në botën e çudirave

E meqë sot ime motër kishte provimin e letërsisë, mora përgjegjësitë si motër e madhe dhe e shoqërova për në shkollë.
Ç’emocion! Para 4 vitesh isha unë në vendin e saj. *këtu e kuptova sa isha plakur*
Si zakonisht, teksa prisnim që të futeshin brenda oborrit, shihja ata që më kalonin afër. Si natyrë kureshtare që jam pashë edhe detajet. *Mos paragjyko Xhes’. Ke qenë vetë si ata dikur.*
Kështu u bëra vajzë e mirë dhe nuk u mora as me pantallonat e shkurtra të çunave, as me kanatjeret e gocave.
Shumë mirë deri këtu. Por shumë shpejt iu ktheva prapë detajeve. *do doja të mos e kisha bërë*
*Prisni, para se të vazhdoj dua t’ju them se unë besoj tek bindjet e çdokujt dhe i respektoj. BINDJET! E theksoj.*
Në duart e të rinjve tanë “euroatlantikë” (kur thotë profesori im) pashë simbole partish që mbaheshin plot krenari. Zakonisht, jam mësuar që njerëzit pranë meje t’i mbajnë në një formë më të rafinuar (duke i kthyer mbrapsht), por që ngjyrat nënkuptojnë se kush pëlqen kë.
Siç e theksova, unë nuk kam asgjë me bindjet e askujt. Secili është i lirë të bëjë ç’të dojë. Por që kjo mania për tu bërë sahanlëpirës të fillojë në moshë kaq të re, më bën që të ndjej keqardhje.
Them “sahanlëpirës” sepse edhe ju, edhe unë, e kuptojmë që përfshirja politike vjen jo sepse ai, ajo, ata, ato besojnë idealin, por sepse kështu fitojnë vendet e punës. Por ta shoh tek një 18 vjeçar këtë fenomen më duket e frikshme, idiotësi.
Mos vallë iu premtuan vendet në universitet?
Apo punë sapo të mbaroni universitetin?
Më iluminoni dhe mua se ngela mbrapa bote.

Sinqerisht,
Liza e botës moderne të çudirave.

Related image